Haredin Fejzulla

Bota

Pjesë e një organizate kriminale, autoritetet belge kërkojnë ndihmë për arrestimin e 58 vjeçarit shqiptar

8 Shtator 2023, 17:05| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 17:10

  • Share

Prokuroria e Brukselit dhe policia e kryeqytetit belg kërkojnë ndihmë për arrestimin e një 58 vjeçari shqiptar.

Haredin Fejzulla ishte dënuar me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale. Në total ai duhet të vuajë 18 vite burg.

Policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?