Kronikë

I kërkuar nga SPAK për trafik droge në Norvegji dhe Belgjikë, ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi! Pjesë e grupit të Visit të Pojës (VIDEO)

11 Tetor, 09:07| Përditesimi: 11 Tetor, 09:38

  • Share

TIRANË – Juxhin Drazhi, 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, është ekstraduar nga Spanja pas arrestimit më 8 gusht. Në prill, GJKKO me kërkesë të SPAK, caktoi për 34-vjeçarin masën e sigurisë “arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike në Norvegji dhe Belgjikë si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Drazhi, pjesë e grupit të Elvis Doçit i njohur edhe si Visi i Pojës, u arrestua nga autoritetet spanjolle në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) në të cilën konstatuan se po merreshin masa të shumta sigurie. Shtëpia ishte në një terren të lartë, që i lejonte të monitoronte mjedisin përreth dhe policinë. 

34-vjeçari rezulton edhe personi i fundit që ka takuar Miklovan Dakajn, i cili rezultonte i zhdukur që prej muajit maj dhe u gjet i vdekur në fillim të shtatorit në Marbella të Spanjës. Më herët SPAK i sekuestroi 34-vjeçarit Juxhin Drazhit firmën 'Majestic Construction' dhe 9 prona në kuadër të këtij operacioni.

“Ura” kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.  

Operacioni “Ura” u finalizua një Maj dhe kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Hetimet nisën në 2016-ën dhe u intensifikuan në 2020-ën, ku zbuluan se rrjetet kriminale trafikonin drogë në Itali dhe vende të tjera të Evropës. Nga përgjimet dhe monitorimet, përfshirë bisedat e koduara SkyECC, u dokumentuan transaksione CASH deri në 5 milionë.

Paratë e trafikut depërtonin në ekonomi, përmes kompanive, pronave të paluajtshme, mediave lokale, transportit dhe bareve. Pjesë e organizatës ishin 3 nëngrupe kriminale, baza e njërit në Durrës dhe 2 të tjerët në Itali, në Puglia. Përveç trafikantëve të drogës, i përfshirë ishte edhe një avokat. 

Më 28 qershor, GJKKO sekuestroi me urdhër të SPAK 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro në Durrës dhe zonat përreth. 10 prej tyre i përkisnin Visit të Pojës, i cili është ende në kërkim, dhe të tjerat ishin të Ervin Zeqirit dhe Nazmi Shahinit, person i lidhur me Juxhin Draxhin.

Më 21 maj, kur u ndërmor edhe operacioni, sekuestro u vendos edhe për miliona euro pasuri, përfshirë 2 kompani ndërtimi, 4 restorante luksoze, 1 agjenci imobiliare, 1 televizion në Vlorë, të dyshuara që vinin nga trafiku ndërkombëtar i drogës.  Ndërkohë, në Itali u sekuestruan 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare dhe 3 makina.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana 

Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.  

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:   

J. D., 34 vjeç.  
 
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.  
 
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?