Foto ilustruese

Bota

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër!

29 Korrik, 16:37| Përditesimi: 29 Korrik, 16:41

  • Share

Zvicër- Një çift shqiptaro-italian është arrestuar nga policia zvicerane në kantonin e Luganos, nën akuzën e trafikut të kokainës.

Të arrestuarit nga policia janë një 51-vjeçar shqiptar dhe një grua 35-vjeçare italiane, të cilët u kapën në flagrancë me 1,4 kg kokainë, në shtëpinë e tyre në Davesco-Soragno. Hetimi lidhet me sekuestrimin e madh më 22 shkurt në një vilë në Pregassona.

Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Kantonale njoftuan sot arrestimet. Mësohet se 51-vjeçari shqiptar është me banim në Gjermani. Përveç kokainës u gjetën edhe 10 gramë pilula ekstazie, ndërsa dyshohet se janë pjesë e një organizate të madhe trafiku në rajonin Sottoceneri. Pas marrjes në pyetje, ata u arrestuan.

“Ky operacion është pjesë e një hetimi më të gjerë, që zgjati disa muaj, i cili ka çuar tashmë në arrestimin e disa individëve. Më 22 shkurt, gjatë një bastisjeje policore në një vilë në Pregassona, u sekuestruan 2.8 kilogramë kokainë, mbi një kilogram kanabis dhe derivate të tij, një pistoletë dhe tre pushkë. Dy italianë, të moshës 47 dhe 46 vjeç, dhe një shtetas rumun 28-vjeçar u arrestuan në atë kohë”, informon media zvicerane.

Hetimet e mëtejshme nga hetuesit çuan, në fillim të prillit, në paraburgimin e dy italianëve, të moshës 57 dhe 34 vjeç, dhe një zvicerane 38-vjeçare.

Policia kantonale po shqyrton gjithashtu pozicionet e të pandehurve të tjerë, kundër të cilëve nuk janë urdhëruar masa kufizuese.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?