Sergio Antonio de Luiz, i njohur si Serginho është prezantuar te gjigantët e Brazilit, Vasco de Gama. Sulmuesi anësor ka një të shkuar në Shqipëri, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut për disa sezone, me korçarët që e huazuan lojtarin edhe te Laçi, Rabotnicki apo edhe Shkupi.
28-vjeçari u bashkua me korçarët verën e 2016 nga Hajvalia e Kosovës, teksa nuk bindi në Korçë, në kohën kur klubi bardhkuq dominonte futbollin në vend. Verën e 2020, Serginho u largua falas drejt Giresunspor në Turqi dhe pas tre sezonesh të mira firmos tanimë në vendlindje me Vasco de Gamën.
Komento