SPAK dhe Laert Haxhiu, kreu i grupit të akuzuar

Kronikë

Pjesë e 'skuadrës' së Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixheku! Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje

17 Mars, 17:46| Përditesimi: 17 Mars, 18:26

  • Share

Tiranë- Pas ekstradimit nga Holanda, i dyshuari Kristi Bixheku doli për herë të parë para Prokurorisë së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg.

SPAK kishte zbuluar prova që e çojnë 30-vjeçarin në konsumimin e veprave penale të “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

30-vjeçari i cili sipas SPAK është pjesë e grupit të Laert Haxhiut, akuzohet se ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut, në datë 31 dhjetor të vitit 2022.

Po ashtu ai akuzohet edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Genci Hida. Kristi Bixheku, rezulton i ndaluar në 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së Fridman Xhaferajt në Korçë, por që më pas u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij. 

Pas ekstradimit një ditë më parë njohjes së masës së sigurisë arrest ne burg Bixheku po qëndron në ambientet e paraburgimit 313.

SPAK arriti të zbulojë skuadrën e Laert Haxhisë, ku u zbardhën 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 3 raste të vjedhjes me dhunë, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, 1 rast i kanosjes së punonjësve të policisë, ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit, si edhe zbardhen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?