Frosinone në Serie A

Pjesë edhe futbollisti i Kombëtares, Frosinone ngjitet në Serie A

2 Maj 2023, 10:25| Përditesimi: 2 Maj 2023, 10:26

  • Share

Frosinone ka siguruar matamatikisht ngjitjen në Serinë A të futbollit në Itali. Skuadra e drejtuar nga Fabio Grosso fitoi me Reggina-n 3-1 dhe kësisoj nga sezoni i ardhshëm do jetë pjesë e elitës së Italisë.

Frosinone aktualisht ka 71 pikë nga 35 ndeshjet e ligës dhe vetëm Genoa e vendit të dytë, katër pikë prapa me tre ndeshje deri në fund, mund t’i pengojë ata të fitojnë titullin e Serie B.

Pjesë e Frosinones është edhe 23-vjeçari shqiptar, Sergio Kalaj. Mbrojtësi ka kontratë me ekipin e sapo promovuar në elitën e Italisë deri në 2026. Këtë sezon me Grosson në stol, shqiptari që ka luajtur edhe me moshat e Kombëtares është aktivizuar në gjashtë takime, duke dhënë edhe një asist.

Frosinone do luajë për herë të tretë në elitën e futbollit në Itali dhe të parën në katër vitet e fundit, pasi u rrëzuan nga kategoria në fund të sezonit 2018/19 duke përfunduar në vendin e 19-të me 25 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?