Raffaele Fiore

Bota

Pjesëmarrës në rrëmbimin e ish-liderit italian Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe, vdes në moshën 71- vjeçare Raffaele Fiore

29 Korrik, 21:42| Përditesimi: 29 Korrik, 22:28

  • Share

Raffaele Fiore, një nga anëtarët e Brigadës së Kuqe që i zuri pritë Moros dhe ish-udhëheqës i kolonës së Torinos të Brigadave të Kuqe, Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Vdekja e tij, u njoftua nga Davide Steccanella, avokati që përfaqësonte një tjetër ish-anëtar të Brigadave të Kuqe, Lauro Azzolini.

I lindur në Bari më 7 maj 1954, Fiore u arrestua në Torino në vitin 1979 dhe u dënua me burgim të përjetshëm në gjyqin "Moro Uno". Ai kishte qenë në lirim me kusht që nga viti 1997, duke punuar në një kooperativë, një masë e mbështetur dhjetë vjet më vonë. Ai kurrë nuk ishte penduar dhe as nuk ishte distancuar. Fiore kishte udhëhequr kolonën e Brigadave të Kuqe të Torinos dhe kishte marrë pjesë në pritën në Via Fani më 16 mars 1978, gjatë së cilës pesë burrat që ruanin Presidentin e DC Aldo Moro u vranë.

Ai ishte një nga katër anëtarët e Brigadës së Kuqe të maskuar si pilotë që hapën zjarr. Mitralozi i tij u bllokua, duke e penguar atë të godiste makinën që mbante Moron dhe eskortën e tij./La Repubblica 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?