Sociale

Pjesëmarrja e LGBT në shkolla, MAS i përgjigjet PD: Janë aktivitete për ndërgjegjësim

23 Mars 2018, 18:50| Përditesimi: 23 Mars 2018, 19:00

  • Share

TIRANE-Pas shkrimeve në media dhe deklaratave të deputetit të PD, Tritan Shehu për pjesëmarrjen e aktivistëve të komunitetit të LGBT në shkollat e mesme në Tiranë ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Sportit. MAS deklaron se aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese. Këto trajnime, sipas MAS synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.

Tritan Shehu kundërshtonte pjesëmarrjen e aktivistëve të komunitetit të LGBT në zhvillimin e leksioneve dhe orëve të hapura në shkollat e mesme në Tiranë por edhe qytete. Drejtuesi i LGBT, Kristi Pinderi reagoi duke thënë se ndihen krenarë për punën që bëjnë si dhe për ftesën e marrë në shkolla, bazuar ne vendimin e qeverise ne 2016.

Deklarata e Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë bazuar në strategjinë kombëtare për Barazi Gjinore dhe Planin e Veprimit 2016-2020, Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për personat LGBTI 2016-2020 si dhe nga rezoluta për LGBTI, prej dy vitesh në shkollat e vendit po trajnohen mësues, por edhe komuniteti i prindërve mbi të drejtat e njeriut, bulizmin dhe dhunën.

Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zbatim të rekomandimeve por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme. 

Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.  Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?