Ilir Meta, president

Politikë
Top 24

Pjesëmarrja e ulët në referendumin e Maqedonisë, Meta thirrje shqiptarëve: Tregoni sot përkatësinë euro-atlantike

30 Shtator 2018, 13:53| Përditesimi: 30 Shtator 2018, 14:26

  • Share

Presidenti Ilir Meta, iu ka dërguar një thirrje të gjithë qytetarëve maqedonasë, veçanërisht atyre shqiptarë, për të votuar masivisht në referendumin e kësaj të diele. Në një status në rrjetet sociale, Meta apelon që shqiptarët të votojnë dhe të marrin pjesë në këtë referendum duke treguar përkatësinë e tyre euro-atlantike. Për Metën, kjo është një mundësi për të treguar përkatësinë e tyre euro-atlantike.

Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë.

Ilir Meta, president

2 milionë maqedonasë kanë të drejtën e votimit sot në referendumin për emrin e ri të Maqedonisë. Pjesëmarrja ditën e djeshme dhe sot vazhdon të jetë e ulët, duke hedhur sërish pikëpyetjen nëse ky referendum do të jetë i vlefshëm ose jo.

Ora 14:24
Referendumi në Maqedoni, kryeministri Edi Rama apel shqiptarëve: Votoni për fëmijët tuaj, kuptoni përgjegjësinë!

Pjesëmarrja e ulët në votimet e referendumit të kësaj të diele në Maqedoni, ka nxitur reagime edhe nga politika shqiptare. Kryeministri Edi Rama, në një status në Twitter, iu ka bërë thirrje njësoj si presidenti Meta, të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni që të kuptojnë peshën e përgjegjësinë që kanë sot. Rama ka thënë se vota pro referendumit dhe emrit të ri të Maqedonisë, është një votë pro të ardhmes së fëmijëve shqiptarë.

Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!

Edi Rama, kryeministër

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?