Politikë

Pjesëmarrja në zgjedhje, ja si e komenton vëzhguesi i OSBE-ODIHR

12 Maj, 15:48| Përditesimi: 12 Maj, 17:12

  • Share

 

Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit komentoi edhe pjesëmarrjen në zgjedhje, 42.21%. Ai tha se është shqetësuese që 58 përqind nuk ushtruan të drejtën e votës.

“Ajo që është shqetësuese është 58 përqind që nuk votuan. Të gjithë aktorët, jo vetëm politikë pore edhe shoqëria civile dhe media duhet të adresojnë këtë çështje. Më shumë se gjysma e njerëzve nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi atëherë është diçka gabim. Ftesa jonë në të gjitha funksionet tona do të thosha se vullneti ekziston për të qenë mbështetës. Herën tjetër shpresoj të ketë më shumë pjesëmarrje dhe besim.”, tha ai. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR: Transparente dhe konkurruese! Puna e SPAK për krimet zgjedhore, efekt parandalues! Vota e diasporës, hap i rëndësishëm


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?