Paris- Humbja sensacionale për Marine Le Pen në balotazh: as këtë herë - madje as me shumicën relative të preferencave në raundin e parë - ajo nuk ishte në gjendje të sillte partinë e saj, tani 'Rassemblement National', në qeveri.
Është një triumf i Frontit të Ri Popullor të së majtës, i cili do të krijojë shumë probleme në gjetjen e shumicës qeveritare . Macron ngrihet sërish duke u pozocionuar në vendin e dytë.
Këto janë verdiktet e votës franceze sipas parashikimeve të instituteve kryesore të sondazheve. Kryemiinistri Gabriel Attal do ti paraqesë nesër dorëheqjen e tij presidentit Macron pas humbjes.
"Ne kemi arritur një rezultat që ata na thanë se ishte i pamundur," tha kreu i krahut të majtë Jean-Luc Mélenchon. I cili nuk i zgjat dorën Macron-it, përkundrazi shprehet se: Konfirmohet qartë disfata e Presidentit të Republikës dhe koalicionit të tij. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë humbjen e tij.
Më tej Melenchon theksoi se forca e tij duhet të qeveris e vetme.
Macron tani do të duhet të kuptojë se kush mund të qeverisë. Tema e bashkëjetesës zhvendoset nga e djathta në të majtë. Të gjithë sytë te Macron dhe lëvizjet e tij të radhës, teksa zëdhënësi i tij u shpreh për AFP se tashmë duhet maturi.
Ndërkohë reagoi edhe Marine Le Pen e cila u shpreh se fitorja e forcës së saj vetëm sa shtyhet.
"Këtë mbrëmje, marrëveshjet e tyre elektorale e hedhin Francën në krahët e të majtës ekstreme nga Mélenchon. Aleanca e çnderimit ka fituar”, u shpreh kandidati për kryeministër i së djathtës ekstreme Jordan Bardella.
Projeksioni i dytë i Ipsos jep një pamje më të qartë se si mund të ndahen mandatet në Asamblenë Kushtetuese të Francës pas zgedhjeve që po shohn fitues të majtëjn.
Fronti i Ri Popullor projektohet midis 171 dhe 187 vendeve, blloku Macronian i Ansamblit 152-163, Tubimi Kombëtar i Le Pen midis 134 dhe 152 vendeve.
Projeksioni i dytë i Ipsos jep një pamje më të qartë se si mund të ndahen mandatet në Asamblenë Kushtetuese të Francës pas zgedhjeve që po shohn fitues të majtëjn.
Fronti i Ri Popullor projektohet midis 171 dhe 187 vendeve, blloku Macronian i Ansamblit 152-163, Tubimi Kombëtar i Le Pen midis 134 dhe 152 vendeve.
Kjo është përbërja e Asamblesë Kombëtare të Francës të publikuar pak minuta më parë.
????????️#legislatives2024 - Mise à jour 21:28
— Ipsos France (@IpsosFrance) July 7, 2024
Projection de la nouvelle Assemblée nationale. Estimation Ipsos-@Talan_World pour @Francetele, @radiofrance, @FRANCE24, @RFI et @LCP.
???? Suivez le direct sur https://t.co/pPLyZhtOyl pic.twitter.com/Qwlaa7wX5n
Tashmë Jean Luc Melenchon dhe Fronti i Ri Popullor mund të quhen fitues të zgjedhjeve të asamblesë Kushtetuese në Francë.
Në fjalën e tij drejtuar zgjedhësve Melenchon u shpreh se presidenti aktual Emmanuel Macron duhet të largohet ose të emërojë një kryeministër nga Fronti i Ri Popullor. Nga ana tjetër ai theksoi se fitorja erdhi falë një linje politike e aftë për të bashkuar njerëzit.
Kryeministri Gabriel Attal do t'i paraqesë nesër Macron dorëheqjen e tij. Kështu deklaroi 35 vjeçari mbrëmjen e sotme, pas disfatës në zgjedhjet e asamblesë Kushtetuese.
Deri më tani fituese është e majta e Frontit të Ri Popullor e udhëhequr nga Melenchon, më pas vjen forca në pushtet dhe e treta renditet Le Pen.
Futbollisiti i kombëtares franceze Jules Kounde ka reaguar lidhur me rezultatet e para të zgjedhjeve të asamblesë kombëtare në Francë ku e majta po merr një fitore bindëse, ndërsa e djathta ekstreme e Le Pen ka zbritur në vendin e tretë.
Në X, Kounde shprehet se tashmë ka një lehtësim të barabartë me shqetësimin e këtyre javëve të fundit.
'Është e jashtëzakonshme', shkruan futbollisti nga grumbullimi në Gjermani me Francën për ndeshjet e kampionatit Europian, 'që vendi të mos e gjejë veten të qeverisur nga e djathta ekstreme.'
‘Fronti i Ri Poullor është gati të qeverisë’. Ne kemi arritur një rezultat që na thanë se ishte i pamundur.'
Kreu i LFI-së Jean Luc Melenchon e tha këtë menjëherë pas vlerësimeve të para të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative, të cilat e panë të majtën me një avantazh të qartë.
‘Është një lehtësim i madh për një pjesë të madhe të vendit’, vijoi ai. ‘duhet respektuar rreptësisht vullneti i popullit. Asnjë marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme. Humbja e presidentit të Republikës është konfirmuar qartë. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë humbjen e tij.'
Ja se si funksionon votimi në një nga vendet më me ndikim të Evropës.
Çfarë roli luan Asambleja Kombëtare?
Asambleja Kombëtare është shtylla qendrore e parlamentit francez. 577 deputetët zgjidhen drejtpërdrejt për pesë vjet dhe votojnë për ligjet. Ekziston edhe një dhomë e dytë e parlamentit, Senati, i cili luan një rol dytësor dhe zgjidhet në një moment tjetër.
Nëse dhomat nuk mund të bien dakord, qeveria mund t’i japë Asamblesë Kombëtare fjalën e fundit për legjislacionin. Aleanca centriste e Macron mbante shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare përpara se të shpërbëhej, por jo një shumicë absolute.
Sa e rëndësishme është shumica absolute për Macron?
Dy vitet e fundit janë përfshirë nga mosmarrëveshjet e brendshme, duke treguar se qeverisja pa një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare është e vështirë.
Nëse një kamp tjetër përveç atij të Macron do të merrte një shumicë absolute, presidenti do të detyrohej efektivisht të emëronte një kryetar qeverie nga radhët e tyre.
Nacionalistët e ekstremit të djathtë kanë shpresa për të ardhur në qeveri. Edhe nëse puna e vetë Macron nuk është në rrezik, pozicioni i tij do të dobësohej ndjeshëm në një skenar të tillë.
Si funksionojnë zgjedhjet?
Ligjvënësit zgjidhen drejtpërdrejt nga njerëzit në qarkun e tyre.
Kushdo që merr më shumë se gjysmën e votave të hedhura në zonën e tyre zgjedhore, fiton një vend në parlament – me kusht që kjo të korrespondojë me të paktën një të katërtën e votuesve të regjistruar atje.
Por shumë pak e arrijnë ndonjëherë këtë sukses në raundin e parë.
Shumica e vendeve ndahen në balotazhin e zgjedhjeve një javë më vonë. Pikërisht atëherë do të përballen dy votuesit kryesorë, së bashku me çdo kandidat tjetër që ka marrë mbështetjen e të paktën 12,5% të të gjithë votuesve të regjistruar në qark.
Nëse disa kandidatë kalojnë në balotazh, është e zakonshme që pretendentët të largohen nga gara. Kjo taktikë është përdorur për të konsoliduar votuesit dhe për të bllokuar fitoret e kandidatëve të ekstremit të djathtë.