Njerëz në radhë duke pritur të votojnë

Politikë

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje, qytetarë në radhë në qendrat e votimit, morën pjesë 48.2% e votuesve

25 Prill 2021, 12:13| Përditesimi: 25 Prill 2021, 23:15

  • Share

Kjo ditë zgjedhjesh duket se është vlerësuar maksimalisht nga qytetarët shqiptarë. Paraditen e sotme janë vënë re radha të gjata votuesish në shumicën e qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë raportimin çdo një orë të situatës së pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar me vitin 2017 ka një rritje të konsiderueshme.

Deri në orën 19:00 KQZ raporton se pjesëmarrja është 48.2%. Deri tani  Dibra dhe Tirana janë qarqt me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime. 

 

Pjesmarrja në votime e 12 qarqeve deri në orën 18:00

Pjesmarrja në votime e 12 qarqeve deri në orën 17:00

Pjesmarrja në votime e 12 qarqeve deri në orën 16:00

Pjesmarrja në votime e 12 qarqeve deri në orën 15:00

Pjesmarrja në votime e 12 qarqeve deri në orën 14:00

Pjesmarrja në votime deri në orën 11:00

Pjesmarrja në votime deri në orën 10:00

Pjesmarrja në votime deri në orën 09:00

Ora 19:37
Mbyllet votimi, deri në orën 19:00 pjesëmarrja e qytetarëve 47.94%  

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, rezulton se deri në orën 19:00, kanë votuar në total 47.94% e votuesve. Deri në orën 19:00 kanë raportuar 642 qendra votimi nga 5199 që janë gjithsej.

Pjesëmarja në rang vendi

Ora 18:36
Pjesëmarrja në votime, 45.46% e shqiptarëve kanë votuar deri në orën 18:00

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, rezulton se deri në orën 18:00, kanë votuar në total 45.46% e votuesve.

Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 18:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 1687 qendra votimi ku deri më tani vihet re se kanë votuar 540 822 qytetarë.  Kukësi, Elbasani, Dibra dhe Tirana kryesojnë si qarqet me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve.

Ora 17:37
Pjesëmarrja në votime, 43.68% e shqiptarëve kanë votuar deri në orën 17:00

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, rezulton se deri në orën 17:00, kanë votuar në total 43.68% e votuesve.

Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 17:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 1653 qendra votimi ku deri më tani vihet re se kanë votuar 508968 qytetarë. Vijon Dibra dhe Tirana të kryesojnë si qarqet me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve, me përkatësisht 49.82% dhe 49.30%.

Ora 16:39
KQZ raporton të dhënat, deri në orën 16: 00 votuan 40.91% e shqiptarëve! Tirana dhe Dibra vijojnë të jenë qarqet me pjesëmarrjen më të lartë

Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, deri në orën 16:00 kanë votuar 40.91 %. Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 16:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 1712 qendra votimi ku deri më tani vihet re se kanë votuar 492 102 qytetarë.

Ndërkohë rezulton se Tirana dhe Dibra janë dy qarqet që kanë regjistruar deri më tani pjesëmarrje më të lartë në votime, përkatësisht 46.30 % dhe 47.40 %.

Ora 15:37
Dalin të dhënat, 38.08% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00

Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, deri në orën 15:00, pjesëmarrja e votuesve në të gjithë vendin është 38.08%.

Ora 15:05
KQZ raporton të dhënat, deri në orën 14: 00 votuan 35.61% e shqiptarëve! Tirana dhe Dibra qarqet me pjesëmarrjen më të lartë

Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, deri në orën 14:00 kanë votuar 35.62 %. Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 14:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 2207 qendra votimi ku deri më tani vihet re se nga 1274400 kanë votuar 453 940 qytetarë.

Ndërkohë rezulton se Tirana dhe Dibra janë dy qarqet që kanë regjistruar deri më tani pjesëmarrje më të lartë në votime, përkatësisht 39.93 % dhe 41.50 %.

Ora 13:43
Pjesëmarrja në zgjedhje, deri në orën 13:00 kanë votuar rreth 32 përqind e shqiptarëve! 27% ishin deri në mesdite

1619351090_Screenshot9.jpg

Nga të dhënat e gjeneruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 31. 87% e shqiptarëve kanë votuar deri në orën 13:00.

Ndërkohë që nderi në mesditë kishin votuar 27.5%.

Ora 08:40
Raportohen të dhënat për 711 qendra votimi nga 5199, deri në orën 8 votuan 2.88%

Në orën e parë të procesit të votimit në të gjithë vendin në 711 qendra votimit që kanë dërguar të dhënat në KQZ  kanë votuar 2.88% e shqiptarëve. Informacioni është dhënë në faqen e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë nga KQZ.

K.T./I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?