Kosova & Rajoni

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci

30 Nëntor 2024, 11:37| Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 11:41

  • Share

1732962856_zubinpatok.jpg

KFOR ne Zubin Potok

Pjesëtarë të KFOR-it hungarez, të EULEX-it, karabinierë italianë, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë duke monitoruar për së afërmi situatën në Varage të Zubin Potokut.

Gjendja këtu paraqitet e qetë dhe më stabile, pas riparimit të tubave të ujit.  Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se i ka rritur masat e sigurisë në nivel vendi. Kjo u bë pasi gjatë ditëve të fundit pati disa incidente. Bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar thuhet se janë prapa këtij shpërthimi në veri të vendit. Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv. /kosovapress/

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?