Fiershegani në Lushnje është zona më e madhe në vend e prodhimit të pjeshkave e nektarinave me një sipërfaqe mbi 200 hektarë. Kanë mjaftuar 15 minuta breshër, një muaj më parë për të çuar drejt falimentit fermerët. Tashmë që është koha e vjeljes, vihet re rënia e prodhimit me rreth 50- 60% krahasuar me vitin e kaluar.
Destinacioni kryesor vitet e meparshme ka qenë eksporti në vendet e Rajonit dhe Europës, ku një kg nektarinë tregtohej me 200 lekë. Ndërsa këtë vit për shkak të rënies së cilësisë gjithë prodhimi shkon në tregun vendas me çmim mesatar 50- 60 lekë/kg. Gjasat janë që çmimi të pësojë sërish rënie për shkak të cilësisë jo të mirë.
“Jemi shumë të dëmtuar nga breshëri, kërkojmë subvecion nga shteti.
Rendimenti këtë vit është shumë i ulët, jemi në vështirësi.
Gjysmën e prodhimit e kam hedhur në tokë, gjysma që ka mbetur shitet në tregun e brendshëm me çmim të ulët.
Kemi falimentuar këtë vit, nuk mbulojmë as shpenzimet”, - thanë fermerët, Agim Kamxhiu, Daniel Tushe dhe Baki Myqezari.
Prodhimi nuk është i siguruar dhe fermerët e Fiersheganit shprehen jashtë kamerës se nuk mund ta sigurojnë nga fatkeqësitë natyrore pasi asnjë kompani sigurimesh nuk e ofron policën e sigurimit për shkak të kostos së lartë.
Komente

Nuk mund te ndajme " cudine e rradhes" te fushates elektorale dhe zgjedhjeve ne vend me cudite e bollekut ndertimor, turistik dhe ahrobiznesit qe ne teresine komplekse te problemit te bollekut te madh dhe realizimit te normes se votimeve perbejne ate qe nje shtrese e mireinformuar dhe me kulture analitike te siruates politike - ekonomike do e perkufizonte si nje " Histeri Kolektive" qe filloi ne Tirane, u perhap ne Sauk dhe komplekset e vilave, u shtri ne gjithe Shqiperine per te reklamuar Histerine Turistike. Dhe natyrisht, frutat dhe perimet nuk mund te lihen jashte kesaj histerie te fitimeve dhe ketyre planifikimeve te paramenduara mire. Natyrisht frutat perimet jane viktimat e : " Pagesen per nxehtesi maksimale per te shpejtuat procesin e fotosinetezes, rritjes dhe vjeljeve e bere??? Dielli duhet te kete temperature 27 grade qe shalqinjte te eksportohen ne maj??!! - " Pagesen per vaditjen nga shiu e bere??? Cimi i Nokut ka ndertuar vilat me bacet dhe lendinat ku sekseret e shitjeve pertojne te perdorin ujin ti vadisin sepse histeria e injorances kolektive nuk mund ta kaloje kufirin e perceptimit te situates ne agrobiznes. Dhe Cimi i Nokut shkoi te studioje ne Kamez dhe e dini ku perfundoi politikanet tane elitare 2013-2025 me ulcer ne stomak sepse injoranca e zagareve te etur per perhapur histerine kolektive nuk ndalet vetem ne Shqiperi, dalengadale ajo do perhapet ne Ballkan, pastaj do shtrije tentakulat ne Evrope derisa Trump te firmose Execution per Idjotet, injorantet dhe gjithe kete histeri kolektive te Bablokut te kryer qe e di shume mire qe shteti dhe ekonomia jane CAPTURE
Përgjigju