Partia e Lirisë ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama se e ka përdorur ‘Reformën në Drejtësi’ për të kapur sistemin e Drejtësisë.
Në një deklaratë nga selia e PL-së, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Znj. Arla Merja, ka deklaruar se pazaret politike me drejtësinë kanë legjitimuar kapjen e drejtësisë nga Rama dhe Rilindja dhe se qytetarët janë të zhgënjyer.
Ndërsa më tej, Merja thekson se qytetarët kërkojnë një drejtësi të vërtetë, të shpejtë dhe profesionale, dhe jo lojëra politike që legjitimojnë kapjen e saj.
“Faktet flasin vetë dhe dëshmojnë se drejtësia është kapur dhe vepron vetëm për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës”, tha Merja.
Po ashtu më tej Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, shtoi se asnjë nuk është përmirësuar nga ‘Reforma në Drejtësi”.
Deklarata e plotë:
Reforma në drejtësi, e propaganduar si një sukses, është në fakt një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Pazaret politike me drejtësinë vetëm sa kanë legjitimuar kapjen e saj nga Rama dhe Rilindja. Pazaret politike, të sponsorizuara nga brenda dhe nga jashtë, kanë prodhuar vetëm zemërim, zhgënjim dhe dëshpërim të thellë te qytetarët. Raportet e Bashkimit Europian e kanë treguar qartë se drejtësia për qytetarët është e pamundur:
• “Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cenuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull.”
• Sot ka 150 mijë dosje të mbetura stok, dhe në gjykatat ende shqyrtohen çështje të vitit 2016.
• Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar qeverinë shqiptare me gjobë deri në 5 mijë euro për një çështje, për shkak të vonesave disavjeçare në gjykim.
• Janë dhjetëra mijëra çështje që presin prej vitesh, dhe ky precedent mund t’i kushtojë Shqipërisë dhjetëra miliona euro.
Faktet flasin vetë dhe dëshmojnë se drejtësia është kapur dhe vepron vetëm për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës
Kjo ndodhi per shkak se Reforma ne Drejtesi e miratuar me 140 vota u rudh ne "Ramaformen" me 69 vota, qe me zgjedhjen e Arta Markut Prokurore te Pergjithshme ne shkelje te Kushtetutes.
DREJTËSIA E KAPUR NGA RAMA DHE QEVERIA:
1. Nuk veproi ndaj dosjes së inceneratorëve, një nga aferat më të rënda të pluralizmit.
2. Qepi gojën për aferën mafioze 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, ndërsa shqetësimi për të arriti deri në Bruksel.
3. Nuk lëvizi as gishtin përballë korrupsionit parlamentar, ku ligjet miratohen për interesa të ngushta dhe në dëm të publikut.
4. Heshti për krimet zgjedhore, si ato në Elbasan dhe Kavajë, ndërsa bëri sikur hetoi të vdekurit e dosjes së Dibrës.
5. Mbylli dosjen e rrjedhjes së të dhënave personale të gati 1 milion shqiptarëve, një skandal që duhej të kishte sjellë hetime të thelluara.
Qytetarët kërkojnë një drejtësi të vërtetë, të shpejtë dhe profesionale, dhe jo lojëra politike që legjitimojnë kapjen e saj.
ASGJË NUK ËSHTË PËRMIRËSUAR!
• Funksionimi i shtetit është përkeqësuar në mënyrë kritike.
• Korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe pasiguria ligjore thellohen çdo ditë.
• Reforma në drejtësi është kthyer në një pazar politik, që vetëm sa thellon kapjen dhe mosbesimin.
• Vettingu me dy standarde ka rrëzuar moralin e reformës dhe ka krijuar mosbesim absolut duke prodhuar Irenen me 3 mbiemra dhe variante te saj.
• Nuk ka asnjë perspektivë që drejtësia të funksionojë minimalisht, ndërsa mungesat në sistem janë ekstreme.
• Harta gjyqësore po e bën të pamundur aksesin në drejtësi, siç e ka vënë në dukje edhe Parlamenti Europian.
• Stoku i dhjetëra mijëra dosjeve ka shuar çdo shpresë të qytetarëve për të marrë drejtësi.
• Në Shqipëri duhen 16 vjet për të marrë drejtësi në Apelin e Tiranës.
KJO ËSHTË E VËRTETA E REFORMËS NË DREJTËSI!
Gjithçka tjetër është demagogji e pështirë rilindase.
Ka ardhur koha që populli të thotë: “Ishim më mirë kur ishim më keq”.
Faleminderit!
Komente

Qyqa mi gra qyqa, keto femrat qe merren me politike njera me e shemtute se tjetra. Si hardhuca. Shume te punume duken. Rregulloji si te duash, as per gojore nuk i merr. Vetem po kapi ndonje post shume lart ndoshta....
Përgjigju