Erisa Xhixho

Politikë

PL akuza qeverisë, Xhixho: Arsimi i pafinancuar, mungojnë politikat. Shqipëria e fundit për kërkimin shkencor

4 Gusht, 14:53| Përditesimi: 4 Gusht, 14:56

  • Share

Opozita rikthen akuzat ndaj qeverisë për mungesën e financimit në arsim.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se Shqipëria renditet e fundit në Europë për kërkimin shkencor, referuar një raporti të Eurostat.

Deputetja akuzon qeverinë se ka zhvendosur arsimin nga prioritetet e saj, ku mungojnë zyra dhe politikat e inovacionit apo financimi i qëndrueshëm.

Sipas saj, Shqipëria nuk ka përfituar as nga fondet e BE-së për arsimin, duke sjellë si shembull, programin ‘Horizon Europe’, me fond mbi 95 milionë Euro, ku vendi ynë sipas saj rezulton me një numër të ulët projektesh krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?