Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili tha se qeveria ka mashtruar pensionistët me bonuset pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Sipas Vasilit pensionistët janë në pamundësi për të paguar faturat e energjisë. Ai propozoi në emër të PL që 250 Kw në muaj energji të subvencionohen nga shteti.
“Çfarë situate ka vendi? Situata energjitike në vend, është krejtësisht ndryshe nga kohë më parë dhe ka të gjitha mundësitë, për të ndihmuar në mënyrë konkrete dhe të menjëhershme pensionistët. Qeveria, shteti ka të gjitha mundësitë dhe në një mënyrë të menjëhershme dhe ne propozojmë si PL. publikisht hapur, pas një studimi shumë të thelluar të ekspertëve tanë të energjisë dhe ekonomisë, që 250 KË. në muaj energji, mund të subvencionohen, pra të paguhen nga shteti, duke siguruar nevojat bazike, siç është ngrohja, gatimi dhe higjena personale”- u shpreh nënkryetari i PL.
Sipas Vasilit një subvencionim i tillë do t’u jepte mundësi pensionistëve që të plotësonin nevojat e tyre më bazike për shpenzimet e përditshme.
“Dhe kjo do të thotë se subvencioni I energjisë, pra nga ai subvencion qesharak që jepet aktualisht, minimumi të 5-fishohet, duke I thënë mundësi pensionistëve gjithsesi ta marrin më shumë frymë. Dhe ky propozim konkret I yni si PL., që 250 KW. të subvencionohen, te paguhen nga shteti për pensionistët, do u jepte mundësi që ata të realizonin nevojat e tyre më bazike për jetën. A ka mundësi që kjo të bëhet? Pa asnjë diskutim! Sepse vetëm vjedhja massive e qeverisë e ka penguar këtë gjë, faktet flasin vetë.
Çmimi i energjisë në Europë Kontinentale, për vitin 2024 është parashikuar të jetë mesatarisht 75 euro për megavat. Pra do të thotë, është një lajm I shkëlqyer, kthehemi në nivele krejtësisht normal përpara pandemisë, dhe kostot e importit mundësojnë që të ulen dukshmë tarifat, për konsumatorin familjar”- shtoi Vasili.
Dallaverexhiu Vasili si dhe bashkautoret, sekretaret,nenkryetaret e kriminelave hajduteve dhe tradhetareve te Shqiperis Meta+ Berisha te denohen dhe largohen pergjithmon nga skena politike shqiptare!
Përgjigju