Nga burgu presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta refuzon ofertën e Berishës për të qenë në lista të mbyllura, duke vendosur garojë si kandidat në listën e hapur të qarkut të Tiranës në koalicionit "PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
"Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025",- thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Partisë së Lirisë.
Partia e Lirisë thirri sot Komitetin Drejtues Kombëtar, ku përmes një audiomesazhi nga burgu, presidenti i kësaj partie Ilir Meta tregoi detaje nga marrëveshja me Berishën.
Meta shprehu ambicien për dyfishimin e grupit parlamentar në parlamentin ardhshëm.
“Ky është së pari një koalicion vlerash, në themel të të cilit qëndron patriotizmi, mbrojtja e familjes dhe shoqërisë nga sorosifikimi, por edhe modeli ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe fuqizon eksportet.
Që të jeni në dijeni, Partia e Lirisë më këtë koalicion ka dhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga Kodi Zgjedhor antidemokratik i “Rilindjes”. Në këtë koalicion, Partia e Lirisë do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në Prill 2021.
Por duhet të shpreh bindjen time se me mënyrën e përfaqësimit dhe organizimit që ka zgjedhur Kryesia e Partisë së Lirisë, ne do të kemi në çdo rast një grup parlamentar dyshifror.
Për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.
Sipas marrëveshjes së firmosur me Sali Berishën në zgjedhjet e 11 majit Partia e Lirisë do të ketë 4 mandate në listë të mbyllur ndërsa do të ketë dhe kandidatë në listat e hapura.
Në Qarkun Tiranë, Partia e Lirisë do të ketë 2 kandidatë për deputetë në pjesën e mbyllur të listës së koalicionit, ndërsa Meta do të jetë në pjesën e hapur të listës.
Meta u kërkoi anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar të forcojnë bashkëpunimin me aleatët me qëllim që koalicioni me 26 parti të fitojë.
“Dua të theksoj me forcë se prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e plotë e këtij koalicioni në radhë të pare”
Sipas marëveshjes së firmosur për koalicionin, Berisha kishte garantuar 4 emra të Partisë së Lirisë në listë të sigurtë: Ilir Meta, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho.
Komente

E KU KA ME BUKUR QE TE COSH NE PARLAMENT,,,NJE SI ILIR META QE TE VJEDH GJITHE ARKEN E SHTETIT......
PërgjigjuKa burra ne burg dhe burra ne burg.
Përgjigju