Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi dhe nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho kanë hedhur akuza ndaj efektivëve të policisë, që arrestuan dje 21 tetor me urdhër të SPAK, kreun e PL Ilir Meta se kanë ushtruar dhunë fizike nj tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka postuar edhe videon e arrestimit të Metës, ku sipas saj tregohet se Meta është dhunuar, Xhixho shkruan se ish-presidenti u rrëmbye nga terroristët e kryeministrit Edi Rama.
“Terroristët e Edi Ramës, që rrëmbyen dje ish-presidentin e republikës në mes të ditës, njësoj si bandat kriminale me të cilat bashkëpunon ngushtë qeveria, kanë të gjithë emër dhe fytyrë. Dhuna e ushtruar dje, të cilën e panë të gjithë shqiptarët, nuk do të amnistohet. Anëtarëve të kësaj skuadre terroriste, që të fshehur pas maskave ekzekutuan urdhrat e kryeministrit dhe pseudodrejtësisë së vënë në shërbim të tij, do t’u jepet ndëshkimi i duhur!
Ky akt terrorist ndaj një individi që ka ushtruar funksionet më të larta publike në Shqipëri prej 30 vitesh, duke mos iu shmangur në asnjë moment përgjegjësive dhe drejtësisë, tregoi edhe njëherë se kemi shtet policor dhe jo ligjor. Reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili mbron këta banditë me uniformë e maska në fytyrë që guxojnë të godasin Presidentin e Partisë së Lirisë është i turpshëm dhe kjo ngjarje e rëndë turpëron Shqipërinë", shkruan ajo.
Mir ja ka ba mor burr.. Ça i duket vetja akoma ketij.. Ky i ka vjedh shqiptaret der ne palce.. Ky vodhi floririn e shqiperise dhe saliu e ka akuzu.. Ne burg te kalbet ky monster dhe mone bretkosa..pranaj Mos lehni kot ju zarat e like floririt.. A e kuptoni qe gjith shqiperia esht ne fest
PërgjigjuKot bejn llam llam kto mbeturinat e PL. Jo vetem qe nuk i behet vone njeriut qe kan e kane kap pe leckash por te majte e te djathte po festojn lajmin.plasni nga inati o lapanjozat e lsi
PërgjigjuE sakte