Politikë

PL: Qeveria me axhendë të qartë shpopullimi! Erisa Xhixho: Ministria e Arsimit gënjeu me shifrat e nxënësve

14 Gusht 2024, 17:33| Përditesimi: 14 Gusht 2024, 17:54

  • Share

Tirane- Zv/presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho akuzon qeverinë për një axhendë të qartë shpopullimi. Emigrimi masiv sipas saj reflektohet në numrin e nxënësve që frekuentojnë arsimin parauniversitar, bazuar në të dhënat e Censit. Ndërsa Ministria e Arsimit sipas Xhixhos ka raportuar 32 mijë nxënës më shumë se numri real i atyre që frekuentojnë arsimin parauniversitar.

"Sipas censit, numri i individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar në vitin shkollor 2023-2024 ishte 317.213 nxënës, ndërsa sipas Ministrisë së Arsimit, arsimin parauniversitar gjatë këtij viti shkollor e ndoqën 349.827 nxënës. Pra, Ministria e Arsimit ka raportuar 32.614 nxënës më shumë, sesa janë ulur realisht në bankat e shkollës. 
Praktikisht, ndryshe nga sa referon Ministria e Arsimit, janë 27 mijë nxënës më pak në sistemin 9-vjeçar, dhe rreth 5 mijë nxënës më pak në shkollat e mesme. Pra, Ministria ka raportuar shifra të fryra, për të mbuluar dështimin e saj në politikat arsimore, por edhe dështimin e qeverisë në politikat sociale' tha sot Xhixho në një deklaratë për median nga selia e PL-së.

Deputetja Xhixho thotë se ministria e Arsimit ka gënjyer dhe se axhenda e shpopullimit të vendit është një projekt i Kryeministrit Rama.

Ministria e Arsimit ka gënjyer me numrin e nxënësve, dhe as censi qeveritar me shumë problematika nuk mundi ta mbulojë dot këtë gënjeshtër.
Ka gënjyer siç gënjeu studentët e degëve prioritare për bursa sa paga minimale, apo siç gënjeu mijëra nxënës me bursa studimi për në SHBA. 

 Axhenda e shpopullimit të vendit është një projekt i Kryeministrit Rama, ku rasti më flagrant janë studentët e mjekësisë. Në vend që të rriste pagat mjekëve dhe të krijonte më shumë kushte për ta, qeveria vendosi të luftojë largimin e mjekëve, me arrogancën e pushtetit duke i marrë peng diplomat e tyre.Humnera demografike drejt të cilës po shkon vendi, nuk shmanget as duke manipuluar shifrat, as duke u shitur shqiptarëve një sukses imagjinar. 

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 14/08/2024 18:50

    Moj hajdute Xhixho kur shkojn familjaret tuaj per pune dhe studime jasht SHqiperis pse nuk shpopullohet vendi????? Pa fytyresia juaj grabitjet dhe mashtrimet qe i keni bere dhe vazhdoni ti beni vendit dhe popullit do japin llogari perpara drejtesis!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?