Pas situatës së krijuar në Theth ku për ditë të tëra janë prishur objekte, Partia e Lirisë kërkon informacion lidhur me ndërtimet pa leje në Bashkinë e Tiranës.
Partia e Lirisë pretendon se institucionet nuk zbatojnë të njëjtin standard, në kushtet kur në Theth prishin objektet e palegalizuara, ndërsa në Tiranë kullat vijojnë të mos shihen nga organet përgjegjëse.
Në një letër dërguar Bashkisë së Tiranës, Kadastrës, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit si dhe Ministrisë së Infrastrukturës, PL kërkon informacion për listën e ndërtimeve pa leje në Bashki, legalizimet e ndërtimeve pa leje, apo masat e marra ndaj zyrtarëve që kanë heshtur apo favorizuar përballë këtyre ndërtimeve.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
