Zv. Sekretarja e Përgjithshme e PL, Brunilda Haxhiu

Politikë

PL: Shpopullimi masiv ka zbrazur vendin, 46% e familjeve shqiptare janë lënë në kushtet e varfërisë

28 Shkurt, 15:50| Përditesimi: 28 Shkurt, 15:53

  • Share

Partia e Lirisë ka ngritur shqetësimin se vendi është shpopulluar masivisht.

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, përmes një deklarate për media shprehet se shumë familje jetojnë në kushte të vështira ekonomike.  

‘Shpopullimi masiv ka zbrazur qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pamja është alarmante. Varfëria midis të pasurve dhe të varfërve sa vjen dhe thellohet. 46% e familjeve shqiptare janë lënë në kushtet e varfërisë. Mijëra familje të varfra nuk përfshihen në skemën e Ndihmës Ekonomike, për shkak të kritereve çnjerëzore që ka vendosur qeveria. Sistemi i ndihmës ekonomike është i dështuar për aq kohë sa po përjashton në mënyrë të padrejtë familje në varfëri ekstreme dhe po përfshin familje që nuk i plotësojnë kushtet për të përfituar ndihmë ekonomike. Ndihma ekonomike është tallëse, e turpshme. 0,7 euro në ditë. E ç’mund të blejë një qytetar me 70 cent në ditë? Familjarët nuk arrijnë të mbijetojnë e jo më të përfshihen në shoqëri dhe të angazhohen në veprimtari kulturore. Asnjë ndihmë ekonomike nuk do të jetë nën minimumin jetik të vendosur nga Banka Botërore, 209$. Kriza ekzistenciale e familjes ka bërë që tani të mos emigrojnë vetëm burrat, por të emigrojë një familje e tërë’, tha ajo.

Haxhiu bënë me dije programin e PL për të ulur varfërinë në vend.

‘Partia e Lirisë do të mbrojë familjen shqiptare nga varfëria përmes rritjes së pagave, dyfishimit të pensioneve, mbështetjes së familjeve të reja me paga, reduktim të taksave për nënat e reja dhe programe strehimi. Do të mbështesim të rinjtë me kredi dhe grante. Partia e Lirisë do të garantojë mbrojtje sociale për familjet, transformime rrënjësore në arsim, shëndetësi dhe ekonomi. Duke e bërë Shqipërinë një vend më të mirë, më të jetueshëm për shqiptarët që jetojnë këtu, do të fillojnë edhe shqiptarët që kanë emigruar të kthehen në atdheun e tyre. Për një Shqipëri më shqiptare’, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?