Tedi Blushi

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Tedi Blushi: Task-Forca e SPAK për krimin zgjedhor, gjymtyrë e Ramës për të goditur opozitën

26 Maj, 16:27| Përditesimi: 26 Maj, 16:39

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e ka cilësuar Taskë-Forcën e krijuar nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore, si një “gjymtyrë të shëmtuar të Edi Ramës”.

Sipas tij ajo Taskë- Forcë ka pasur si qëllim goditjen e opozitës dhe justifikimin e vjedhjes së votës së qytetarëve përmes terrorizmit elektoral të narkoshtetit.

Në një deklaratë për mediat, Blushi akuzoi SPAK, ky institucion jo vetëm që nuk ka mbrojtur interesin publik, por ka lehtësuar veprimtarinë kriminale të grupeve që kontrolluan procesin zgjedhor përmes blerjes së votave dhe kërcënimit të qytetarëve.

'Task-Forca e SPAK, e ngritur për hetimin e krimit zgjedhor nuk ishte gjë tjetër veçse një gjymtyre e shëmtuar e Edi Ramës për të goditur opozitën dhe për të justifikuar vjedhjen e mandateve dhe votës së qytetarëve nëpërmjet terrorizmit elektoral të Narkoshtetit. Terrorizmi elektoral i Narkoregjimit ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme provoi para të gjithë shqiptarëve kapjen totale dhe dështimin e SPAK si institucion i pavarur në mbrojtje të te ligjit dhe interesit publik.

Në vend të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mostjetërsimin e vullnetit të lirë të qytetarëve, SPAK u provua katerciperisht të jetë një institucion i kapur dhe jo në mbrojtje të interesit publik, pasi më herët rrëmbeu në mënyrë kriminale Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, izoloi, hetoi dhe shantazhoi politikisht liderët kryesorë opozitarë në funksion të axhendës politike, elektorale dhe personale të Edi Ramës. Edhe në 11 Maj SPAK nuk bëri gjë tjetër veçse lehtësoi dhe toleroi me qellim veprimtarinë kriminale të grupeve që kontrolluan terrenin zgjedhor në funksion të blerjes së votave për llogari të Narkokryeministrit. Task Forca e SPAK ngritur për të goditur krimin elektoral nuk ndërhyri kurrë kundër bandave dhe kriminelëve me imunitetit qeveritar', tha ai.

Blushi solli në vëmendje ngjarjet e 11 majit, ku sipas tij bandat kriminale morën peng qendrat e votimit në Vorë, ndërsa Task Forca e SPAK “u zhduk nga skena”.

Blushi nuk kurseu akuzat për politizim të hetimeve dhe vonesa të qëllimshme me efekte të drejtpërdrejta në rezultatin elektoral. Ai theksoi se terrorizmi elektoral dhe amnistimi i krimeve zgjedhore nuk do të pranohen kurrë nga opozita.

'Kriminelët që duhej të ishin në burg, ishin në fushatë, duke blerë vota, kërcënuar qytetarë dhe imponuar rezultatet. Kriminalizimi i zgjedhjeve u shpërfaq botërisht kur bandat morrën peng qendrat e votimit në Vorë, ndërkohë që “Task Forca” e SPAK nuk u pa as kur para mediave u kërcënuan me jetë drejtues dhe deputetë të opozitës.

Ndërsa kërkohej një SPAK të godiste korrupsionin dhe krimin zgjedhor, pamë një strukturë që hezitoi e vonoi me qellim dhe dështoi të ndërhyjë në kohën e duhur. Shembulli i radhës i dështimit me qëllim të SPAK për të parandaluar krimet zgjedhore është operacioni i koduar “URA”, i zhvilluar së fundmi nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

Terrorizmi elektoral i Narkoshtetit më 11 Maj dhe amnistimi i krimeve elektorale nuk do të pranohen kurrë. Beteja për votën e lirë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari, për vlerat e lirisë dhe të demokracisë, për instalimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 26/05/2025 20:27

    Ti kokrra e injorantit qe as per coban nuk ben!ju te partis sumes moret 4 mandate se ju ushqen sali krimineli!ju do kishit mbaru pun si parti e sumes!.

    Përgjigju
  • Beqiri: 26/05/2025 18:37

    Ti je idiot nga koka ke kembet ..Ça lidhje ke ti me politiken..ti je analfabet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?