Partia e Lirisë ka ngritur shqetësimin për nivelin e rritur të varfërisë në vend.
Në një deklaratë për media zv. sekretarja e Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se qeveria nuk u vjen në ndihmë shtresave në nevojë me politika.
‘Varfëria në Shqipëri ka rënë si nje epidemi që vazhdon dhe përhapet përditë. Qeveria jo vetëm që nuk bën asnjë përpjekje me politika fiskale dhe sociale për ta ndalur atë, por e favorizon. Zhvillimi ekonomik dhe turistik i Shqipërisë është propagandë mediatike dhe nuk përputhet aspak me realitetin. Shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë. 1 në 3 shqiptar vuan për bukë. Raporti i OKB për periudhën 2021- 2023 tregon se një e treta e popullsisë shqiptare ka pasiguri ushqimore. Ky raport e vendos Shqipërinë si vendin me problematik në Europë, ku një pjesë shumë e madhe e popullsisë e ka të vështirë të sigurojë ushqim’, tha ajo.
Haxhiu bënë me dije edhe programin e Partisë së Lirisë për të ulur nivelin e varfërisë në vend.
‘Partia e Lirisë ka në programin e saj një sërë politikash që do të ndalin varfërimin e shqiptarëve dhe do të mbështesin veçanërisht familjen. Taksat e shqiptarëve do të shkojnë për rritje të pagave dhe pensioneve, gjithëpërfshirje të ndihmës ekonomike dhe rritje të saj mbi minimumin jetik 209$. Përmirësim të arsimit dhe shëndetësisë. Fondet e spitaleve do të shkojnë për ilaçe dhe aparatura dhe jo për PPP që dërgojnë paratë në xhepat e qeverisë së korrupsionit. Familja është prioritet i parë i Partisë së Lirisë dhe çdo politikë e jona do të jetë në funksion të konsolidimit te saj’, tha ajo.
Komente
