VALENCIA - Tre persona me të maskuar sulmuan dhunshëm vilën e futbollistit Justin Kluivert në një zonë urbane (Bétera) të mërkurën mbrëma dhe rrahën partneren e lojtarit holandez, sipas Plaza Deportiva. Kluivert ishte në Mallorca, duke u përqendruar me Valencian, në përgatitje për ndeshjen që skuadra nga "Mestalla" do të luajë sonte kundër Mallorcës.
Grabitësit kërcënuan dhe rrahën partneren e lojtarit për ta frikësuar dhe kanë marrë ora, bizhuteri dhe veshje me vlerë rreth 160.000 euro. Grabitja me dhunë ishte shumë e shpejtë. Hajdutët prisnin që çifti Kluivert të kthehej në shtëpi pasi shëtisnin qenin e tyre dhe më pas vazhduan me grabitjen, duke u futur fshehurazi në pronë.
Alarmi rrethues i shtëpisë nuk ishte i lidhur, gjë që lehtësoi grabitjen. Tre personat me kapuç, të cilët viktima i cilësoi si burra që i drejtoheshin me theks anglez, hynë në shtëpi nga kopshti. Pasi hynë brenda, ata kërcënuan të dashurën e lojtarit, e cila u godit, për t'u treguar se ku i mbante gjërat me vlerë. Në vetëm dy minuta morën atë që i interesonte dhe u larguan nga shtëpia.
Tanimë policia bën me dije se hetimet vijojnë, ndërsa bashkëshortja e holandezit kaloi një presion të lartë psikologjik, duke rrezikuar jetën nga grabitja në vilë.
Komente
