Plagjiatura, artistët-Margaritit: Nëse heshtni për operën, nisim protestat. Ministrja: Logoja e kopjuar, problematikë e vogël

16 Shkurt 2021, 16:23| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 16:49

  • Share

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, Rashat Ibrahimi, do t’i dërgojë nesër ministres së Kulturës, Elva Margariti, një shkresë zyrtare për auditim të procesit të përzgjedhjes së logos së re të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që është denoncuar publikisht si plagjiaturë. Nëse, pas kësaj kërkese Margariti do të heshtë, artistët do të vijojnë protestat

“Skandali mediatik që plasi në TKOB për logon e re të institucionit është një ngjarje shumë e dhimbshme. Dje u mblodhëm të gjithë krerët e sindikatave, të korit, ansamblit të valleve e të baletit që dolëm me këtë vendim: “Do t’i kërkojmë Ministrisë së Kulturës zyrtarisht që të dërgojë në mënyrë urgjente auditin, që të verifikohen të gjitha problemet që trajtohen në lidhje me këtë skandal”. Më pas ne do i kërkojmë MK që një kopje të audit t’ia depozitojë Sindikatës, e cila do të marrë vendim nëse do të duhet  t’i drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të vërtetuar se ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve. Nëse MK heshtë, ne do të nisim protestat njëorëshe, më pas një ditë e më tej”, thotë kreu i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahmi.

Ndërsa, artistët më në zë, e cilësojnë të pavend heqjen e logos së vjetër edhe kërkojnë rikthimin e saj, sepse logoja e re nuk përfaqëson asgjë për institucionin

“Sinqerisht kam menduar, se s’ka pas arsye për të cilën duhet ndërruar logoja, sepse e vjetra i kishte të gjithë elementët brenda. Megjithatë duhet të them, se ajo nuk është logoja historike e TKOB, që në ditën e parë të tij, se është ndryshuar nëpër vite. Është një rishikim i saj në vitet ‘80 dhe ka ardhur, duke u përmirësuar deri në vitin 2020. Logoja që ishte para këtij, ka qenë logo e 2003-shit, vënë për 50-vjetorin e TKOB. Mendimi im është që nuk duhet të ndryshonte, se është imazhi i një institucioni kulturor.  Logoja e re nuk është përfaqësuese, sepse që ta kuptosh duhet që të lexosh shpjegimin që i ka dhënë autori. Por, një logo duhet të flas vet, nuk ka nevojë që të interpretohet. I kërkojmë ministrisë që të kryejë detyrën e saj, edhe të bëhen të gjitha verifikimet e rastit. Mesa kam dijeni edhe vet institucioni i Operas e kërkon një gjë të tillë”, shprehet pianistja Etrita Ibrahimi.

 “Po ta shikosh logon, nuk përfaqëson asgjë. Plagjiaturë apo jo?! Duhet të presim institucionet që merren me ketë punë. Ka prokurori, SPAK dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Këto duhet të ndërhynë në këtë aferë. Ne s’kishim ankesa për logon e vjetër, ishte e arrirë. Po, më troç po kërkojmë zhbërjen e kësaj logoje, sepse dhe nga ana artistike, logoja e re nuk është asgjë e arrirë. Të rikthehet logoja që ishte. Kaq. Artistëve këtu u ka humb liria, nuk flasin. Ajo e quan të vogël këtë ccështje, varet se si e ka matematikën ministrja. 18 milionë ne na duken shumë, asaj pak. Në Komision për logon duhet të jenë pesë veta, plus që duhet që të merrej dhe mendimi i një pjese të madhe të artistëve, jo i të gjithëve, sepse ne avash-avash po ngrysim jetën këtu. I është ul reputacioni teatrit. Të përflitet TKOB në këtë formë, është ulje edhe për artistët. Ministrja e Kulturës duhet  të dërgojë komisionin dhe të dalë me deklaratë se si qëndron puna. Paret që ka në dispozicion teatri, mund të përdorën që të bëjnë tampon mëngjes për mëngjes artistët, që të bëjnë prova me kohë të plotë. Ato pak lekë që kanë duhet harxhuar për mbarëvajtjen e punës këtu”, thotë baritoni Ylber Gjini.

“Me sy të lirë shihet se është një plagjiaturë. Ajo është një vjedhje estetike ditën për diell. Shikojeni logon, ja ku e keni? Ky problem nuk zgjidhet me shkrime lart e poshtë, por në rrugë ligjore, ajo për mua si një punonjës prej 43 vjetësh në opera, nuk është e denjë për një opera kombëtare. Komisioni nuk ka asnjë lidhje me operën. Kjo nuk është më opera kombëtare. Përse ka nevojë, përse duhej bërë? Teatrot e Italisë kanë nga 200 vjet me të njëjtën stemë. Këtu është mentaliteti erdha unë: fillon me mua institucioni, por institucioni ka histori”, thotë regjisori Nikolin Gurakuqi.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti çuditet që mediet merren me një çështje ‘kaq të vogël’ sikundër është për të logoja e TKOB, një ndër institucioneve më të rëndësishëm të kulturës në vend

“Keni tejmase kërkesa, që për mendimin tim janë kërkesa shumë më bazike, në krahasim me kërkesat madhore, që do të mund të shtronin të gjithë gazetarët. Këto janë punët e përditshme të Ministrisë së Kulturës. Është me të vërtetë një nga problematikat më të vogla që po çojmë përpara. Ju falënderoj që për vëmendjen që keni për problematika kaq të vogla, edhe më vjen mirë që keni një vëmendje kaq të shtuar edhe për aspekte të vogla, që lidhen me logot e institucioneve. Ndoshta është institucioni në vetvete që u jep më tepër kënaqësi dhe vëmendje, por të kishit këtë vëmendje për çdo elementë sado të vogël të punëve të mëdha, që çojmë përpara do të kënaqur. Këto janë të gjitha vëmendje momentale, problematika të shtuara në rrjete sociale, pa krijuar asnjë proces të mirëfilltë administrativë-ligjor, siç do të kishte hije një procesi qytetarie të civilizuar. 

Ndërsa, thekson se nuk mund të marrë vëmendje administrative një diskutim mediatik që ka lind nga rrjetet sociale, pa pasur shkresa zyrtare në tavolinën e saj

“Sipër tavolinës sime se kam ende për firmë, por ndërkohë kemi bërë takimet e duhura. Kemi fol se për çfarë duhet të ngrihet komisioni nga ana e MK. Asnjë kërkesë nuk ka ardhur nga askush, përveçse nga TKOB, për të ndihmuar nga ana e MK për këtë proces. Çdo gjë që ndodh në rrjete sociale, kjo s’do të thotë se do të marrë vëmendje zyrtare nëse s’ka një kërkesë zyrtare. Por kërkesa e paraqitur nga TKOB për t’i ardhur në ndihmë në vlerësim një procesi që është kryer nën autorësinë, përgjegjësinë e TKOB sipas rregullave ekonomike edhe ligjore, do të shihet nga ana e MK, në dy aspekte; Atë që ju e keni cituar si plagjiaturë. Megjithëse u’a them që sot që nuk është e tillë, sa kohë që një logo nuk hynë në përkufizimet e ligjit të së drejtës së autorit, por të pronësisë industriale, departament që nuk është në varësi ministrisë. Do të shikohet dhe pikëpyetja që ju keni ngritur mbi vlerën ekonomike të të gjithë procesit, duke e parë nga ana procedurale, se si është ndjekur. Do të bëhet brenda të gjithë afateve që ligji parashikon”.

Fituese e logos së re të Teatrit Kombëtar të Operas edhe Baletit është kompania “Pika Pro”, e cila u përzgjodh fituese mes 14 të tjerëve, që ishin në garë nga tre anëtarë jurie të kryesuar nga piktori Helidon Haliti me vlerën 1 845 000 me tvsh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • valon: 19/02/2021 17:49

    Kjo kerkese e ketyre artisteve te politikes eshte e shumtuar, opera ishte kthyer ne nje WC publike dhe u transformua ne nje salle e shkelqyer. Shteti operen duhet ta ktheje ne vetatministrim sepse keta trlala hane buken kot dhe paguhen nga taksat e popullit kur ne opera nuk shkon njeri dhe pastaj le tja vene emrin dhe logon si te duan. Sa per protesta te jeni te sigurt qe nuk i plasi kerkujt tju mbeshteti pervec " artisteve " qe i cojne partite qe e lane operen te behet hale.

    Përgjigju
  • Iris: 17/02/2021 03:47

    Elva,kujdes,nuk te vune aty te behesh Kumbaroja e dyte !!!

    Përgjigju
  • Lui: 16/02/2021 18:46

    Keni te drejte zonja ministre ne nje pike kur thoni qe eshte nje problem i vogel. Ne fakt atje ne TKOB ka probleme shume me te medha, duke nisur nga punesimet, vazhduar me balancat artiste-administrate, ku ka me shume administrate se sa artiste, dhe per me teper artistet trajtohen si administrate ne oraret e punes apo perllogaritjen e pushimeve, fundjavave apo ditet e festave. Lere pastaj me rendesine qe kane artistet karshi administrates.. dmth Ne te gjithe boten teatrot prezantohen me artistet, kengetaret, balerinet, orkestrantet, regjizoret dhe dirigjentet. Ketu me thoni kush i njeh kengetaret? Po ndonje balerin a njihni? Lere pastaj per ndonje muzikant.. Ketu teatri prezantohet me drejtoreshen qe ne fund te fundit eshte thjeshte administrator i atij institucioni. Por per nga rendesia duhet te jene artistet. Dini gje ju zonja ministre kush eshte drejtor i pergjithshem ne La Scala? Me siguri jo, por ama Roberto Bolle besoj e njihni qe eshte balerini i pare ne ate teater.. Keshtu mund te shkojme ne cdo teater neper bote e do shihni se cilet njihen me shume, administratoret apo artistet..Reflektoni sa nuk eshte vone!

    Përgjigju
  • robi: 16/02/2021 18:18

    Doktoresha horoskopike leshelike babaxhike e leshelise e ka komplet plagjiature te ashtuquajturen doktorature qe ja ka dhuruar Dhori Kule dhe nuk e ka gjetur gje megjithese eshte demaskuar ne shtyp me fakte. Niveli i saj intelektual eshte per te deshiruar, nje here ne parlament nje numer me 6 shifra e lexoi tre here se nuk dinte ta lexonte, mjere lristat e sektit naziskin te Jales kujt i shkojne prapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?