Kronikë

Plagos me thikë babain, arrestohet 47-vjeçari në Fier

23 Tetor 2021, 13:19| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 13:20

  • Share

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka plagosur me thikë babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Levan, dhe pas një konflikti në familje, djali ka plagosur babin e tij me thikë, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Policia njofton se është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit  S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?