Pamje nga gjykata

Kronikë

Plagosën në një lokal në Berat 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Gjykata lë në burg 2 autorët: Jemi të pafajshëm

25 Maj 2021, 15:32| Përditesimi: 25 Maj 2021, 15:45

  • Share

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 2 autorët e plagosjes me armë të 33-vjeçarit Iljaz Ismaili, në një lokal në fshatin Poshnje në Berat.

Në burg janë lënë 2 autorët: Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj. Shabanaj e Filaj nuk e kanë pranuar krimin dhe kanë deklaruar në sallën e gjyqit se janë të pafajshëm. Por, ka qenë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme, që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së Premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje. Iljaz Ismaili sapo ishte kthyer nga Anglia kur është qëlluar me armë në lokal.

Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?