Markelian Cungu dhe Fatjon Mërtënikaj

Plagosën çiftin e biznesmenëve gjatë grabitjes, lihet pas hekurave njëri nga autorët! Burg në mungesë 'hajdutit' serial

12 Shkurt 2020, 09:14| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 10:52

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg  për Fatjon Mërtënikajn. Të njëjtën masë sigurie e ka dhënë në mungesë edhe për Markelian Cungun i cili akuzohet si organizatori i tentativës për grabitjen e një banese në Allisas më 19 janar. Ndërkohë Mario Toci është akuzuar për moskallëzim krimi dhe po hetohet në gjendje të lirë.  Mbi Fatjon Mërtënikajn dhe Markelian Cungun rëndon akuza e grabitjes me armë e mbetur ne tentativë si dhe plagosje e rëndë.

Ngjarja ndodhi më 19 janar ku në një tentativë për të grabitur banesën e çiftit të biznesmenëve, Petrit dhe Afërdita Laze, autorët janë pikasur dhe më pas kanë qëlluar mbi çiftin duk ei lënë të plagosur rëndë.

Fillimisht për këtë ngjarje u arrestua Fatjon Mertënikaj, 28 vjeç ku nga dëshmia e tij është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe Markelian Cungu, 23-vjeçar, ky i fundit hajdut serial në Tiranë dhe jo vetëm.

Sipas dëshmisë të dhënë në polici nga Fatjon Mertënikaj të gjithë planin e grabitjes e ka bërë Cungu. “Plani për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës, është thurur nga Markelian Cungu”-kështu ka deklaruar në polici pas arrestimit Fatjon Mertnikaj.

Gjatë rrëfimit në polici, 28-vjeçari ka treguar se Markelian Cungu, i kishte thënë që të shkonin të vidhnin një banesë, pasi aty nuk kishte njeri, por çifti ka qenë aty dhe në panik e sipër ata kanë qëlluar duke i lënë të plagosur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 12/02/2020 09:48

    Ç surretër, pjella neandërtalësh! Burgim i përjetshëm me punë të detyruar derisa të dalin në pension!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?