Dy grabitësit dhe çifti Laze

Plagosën e tentuan të grabisin çiftin Laze, Markeljan Cungu e shoku të pandehur në gjykatë

3 Qershor 2020, 17:42| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 17:45

  • Share

Pesë muaj nga tentative e grabitjes dhe plagosjes me armë i Petrit dhe Afërdita Laze në 19 janar 2020, prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet, duke çuar si të pandehur në gjykatë, Markeljan Cungun dhe shokun e tij, Fatjon Mërtënikaj.

Fatjon Mërtënikaj është arrestuar ndërsa wshtw ende në kërkim Markeljan Cungu, i cili besohet se fshihet në Kosovë. Markelian Cungu, 23-vjeçari me rekordin unik në vjedhje e grabitje në Shqipëri, kishte vetëm 25 ditë që ishte liruar nga burgu për një vjedhje të kryer në Tiranë.

Të dy të pandehurit akuzohen për 'Vjedhja me armë në tentative kryer në bashkëpunim', 'mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit' dhe 'Plagosjes së rëndë me dashje' në dëm të Petrit Laze dhe 'plagosjes së lehtë me dashje' në dëm të gruas së tij, Afërdita Laze.

Mërtënika, që tashmë ndodhet në qeli si autor i kësaj ngjarje të rëndë, ka rrëfyer në polici se njihej me Markeljan Cungun që në vitin 2017, pasi kanë qenë në burg bashkë, ai i dënuar për lëndë narkotike, ndërsa Markeljani për vjedhje.

Markeljani ka dalë nga burgu në dhjetor 2019, ndërsa Fatjon Mërtënika, kishte rreth 2 muaj që kishte dalë. Mërtënika ka treguar se në 19 janar 2020, nga dreka kishte tek “ish- shkolla Komunale” në një lokal dhe ka konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike kanabis sativa. Rreth orës 21:00 ai është takuar me Markeljanin, i cili ishte me një makinë me ngjyrë të zezë. Markeljani i ka thënë “hajde lëvizim” dhe kur ai ka hipur në makinë, Markeljani i ka pohuar “kam një shtëpi e cila ka lekë dhe nuk ka njerëz brenda ndaj ta vjedhim”.

Sipas rrëfimit të Mërtënikës, më pas Markeljani, i ka treguar një armë kallashnikov dhe një armë pistoletë. Të dy janë nisur në drejtim të shkollës “Ramazan Jarani”, ku Markeljani ka parkuar makinën, kanë marrë armët dhe janë nisur drejt banesës. Afër banesës ata janë veshur me përparëse të zeza, të cilat Markeljani, i nxori nga çanta, ku janë veshur të dy si gra me përparëse të gjata të zeza. Markeljani i ka dhënë Fatjonit automatikun, ndërsa vetë mbajti pistoletën. Më pas, të dy janë futur në një rrugicë mbrapa banesës, kanë hipur mbi depozita uji dhe kanë kaluar murin e banesës dhe janë futur në oborr. Nëpërmjet shkallëve Markeliani dhe Fatjoni, janë ngjitur në katin e dytë të banesës, ku Markeljani, ishte para me pistolete në dorë dhe mbas tij Fatjoni me automatik kallashnikov.

Komento

Komente

  • Kafsha: 03/06/2020 19:03

    Derrmojini minjte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?