Plagosën me armë zjarri 27 vjeçarin në Pogradec, arrestohen pas disa orësh 2 autorët, sekuestrohen 2 pistoleta (EMRAT)

1 Mars, 21:58| Përditesimi: 1 Mars, 22:06

  • Share

1709327117_armet.png

Foto: Pistoletat e sekuestruara

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt Alted Jolldashit duke e lënë të plagosur. 

Në pranga kanë rënë Deis Meko dhe Kristo Lotis të cilët kanë qëlluar disa herë me armë zjarri drejt 27 vjeçarit. 

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë pas negociatave mes policisë dhe familjarëve të autorëve të dyshuar të ngjarjes. 

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Pogradec/ Para një muaji u rrah për spital me shkopa bejsbolli, plagoset 27 vjeçari, pas sherrit autorët e ndoqën nëpër rrugica e zbrazën disa plumba (Emrat)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?