Një sherr mes disa personave ka agravuar në plagosjen e tre prej tyre me armë zjarri jashtë festës së këngëtarit Justin Biber. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në restorantin “The Nice Guy”.
Teksa ngjarja ka ndodhur, Biber dhe gruaja e tij janë parë të largohen me shpejtësi nga restoranti. Më konkretisht thuhet se janë plagosur tre persona, përkatësisht 19, 24 dhe 60 vjeç.
Nga vendi i ngjarjes janë transportuar në spital 19-vjeçari dhe 60-vjeçari. 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është dërguar në spital.
Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por raportohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe ndodhen në një gjendje të qëndrueshme.