Foto nga momenti i shoqërimit në komisariat të dy personave të arrestuar

Kronikë

Plagosën me thika e goditën me grushte baballarët e njëri-tjetrit, arrestohen dy të rinjtë në Durrës (EMRAT)

8 Shtator, 11:43| Përditesimi: 8 Shtator, 16:54

  • Share

Dy persona u arrestuan nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen se plagosën me thikë 2 persona gjatë një konflikti mbrëmë në lagjen numër 15 të qytetit në Spitallë.

Rodriko Elezi 22 vjeç dhe Aldo Dubraku 23 vjeç, të dy banues në Durrës, u vunë në pranga për plagosje të rëndë me dashje.

Në konflikt u përfshinë 2 familje fqinje me njëra-tjetrën, i arrestuarit Rodriko Elezi me babanë e tij 46-vjeçar, dhe i dyshuari tjetër me babanë.

I arrestuari Rodriko Elezi, dyshohet se qëlloi me thikë fqinjin kryefamiljar Mitat Dubraku, ndërsa nga pala tjetër, Aldo Dubraku, sipas policisë, plagosi duke goditur me grushte në fytyrë babanë e autorit, Agim Elezi.

Sipas burimeve nga policia, motiv ishte një konflikt i nisur mes djemve, pasi pretendonin se e kishin parë shtrembër njëri-tjetrin.

“Plagosën rëndë 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: 

R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir).  

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. E. ka goditur me thikë shtetasin M. D., ndërsa shtetasi A. D. ka goditur me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Shtetasi M. D. dhe A. E. janë në spital, në kujdesin e mjekëve.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Durrësit.

SI.E./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?