Kronikë

Plagosën në Berat 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Report Tv siguron videon, autori rrëshqet, i bie arma nga duart, me vështirësi largohen nga vendngjarja

26 Maj 2021, 11:24| Përditesimi: 26 Maj 2021, 13:27

  • Share

BERAT- Report TV ka siguruar video nga momenti i plagosjet se të riut, Iliaz Ismailaj, 33-vjeçar të sapo kthyer nga Anglia, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë në fshatin Poshnje në Dimal. E gjithë ngjarja ka ndodhur në lavazhin e fshatit, ku siç shihet në videon e sjellë nga gazetari Arsen Rusta, fillimisht ka mbërritur makina e Ismailajt.

Më pas, brenda pak minutash shihet të vijnë autorët. Në makinë kanë qenë 5 persona, njëri prej tyre i armatosur. Nga sa mësohet, ato kanë tentuar që ta marrin me forcë, por nuk ia kanë dalë dot, teksa autori i armatosur ka rrëshqitur dhe i ka rënë arma nga dora. Në vendngjarje edhe vëllai i Iliaz Ismailaj, i cili i ka dalë në mbrojtje. Siç shihet në pamje, autorët kanë pasur vështirësi për t'u larguar.

Në burg janë lënë 2 autorët: Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj. Shabanaj e Filaj nuk e kanë pranuar krimin dhe kanë deklaruar në sallën e gjyqit se janë të pafajshëm, por, ka qenë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme, që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve siç është kjo video e publikuar nga Report Tv.

Si ndodhi ngjarja? 
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje. Iljaz Ismaili sapo ishte kthyer nga Anglia kur është qëlluar me armë. Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat. 

Momenti i plagosjes së 33-vjeçarit të sapokthyer nga Anglia

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?