Foto nga vendngjarja

Plagosen nënë e bijë me armë zjarri në Fushë Kosovë, ende nuk dihen shkaqet

28 Janar 2023, 13:56| Përditesimi: 28 Janar 2023, 14:01

  • Share

Dy gra janë plagosur sot në Fushë-Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të plagosurat janë dërguar për ndihmë mjekësore. Sipas mediave në Kosovë dhe njoftimit zyrtar të zëdhënëses së policisë thuhet se plagosja ka ndodhur në orën 11:45 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Pas hetimeve fillestare raportohet se një burrë ka qëlluar me armë zjarri dy gratë, të cilat tashmë janë duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Ajo tha se i dyshuari është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes shihet makina ku dyshohet se ka ndodhur plagosja dhe një numër policësh që kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?