Kronikë

Plagosën 54 vjeçarin në Mirditë, në pranga 3 vëllezër (EMRAT)

25 Qershor 2024, 12:05| Përditesimi: 25 Qershor 2024, 12:35

  • Share

Tre vëllezër banues në Mirditë janë arrestuar pasi para një viti plagosën për motive të dobëta një person.

 Ngjarja ka ndodhur më 12 maj të vitit 2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., informoi sot policia.

Tre vëllëzërit të identifikuar si Edmond Marku 36 vjeç, Mark Marku 33 vjeç dhe Loni  Marku 29 vjeç akuzohen për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i tyre u krye në bazë të operacionit të koduar “Brothers”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?