TIRANË- Në pranga ka rënë edhe autori i dytë i përfshirë në incidentin e djeshëm, në zonën e Ish-Bllokut, ku 32-vjeçari Ilir Shkurti, mbeti i plagosur, pas një konflikti mes shokësh i cili agravoi.
Pas kontrolleve të imtësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë, policia e Tiranës arrestoi Renis Selimaj, 35 vjeç, për "Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Ngjarja e rëndë ku mbeti i plagosur 32-vjeçari, u regjistrua rreth orës orës 19:00 në zonën e Ish-Bllokut, në vendin e quajtur “Shallvaret" pranë një lokali. Ilir Shkurti, u plagos me një plumb në këmbë, ndërsa u mësua se ka shkuar vetë në spital.
Sipas informacioneve të deritanishme, 3 personat, i plagosuri dhe dy autorët, janë shokë, ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë një konflikt i çastit, për motive që nuk dihen ende, ku u përfshinë 32-vjeçari dhe 2 autorët, por që degradoi në përdorimin e armëve.
Nuk ka ende detaje të tjera për ngjarjen, pasi autorët dhe i plagosuri nuk kanë pranuar të flasin për hetuesit dhe nuk kanë dhënë detaje të sherrit.
Te bukur shoke qe paskan qene.
Përgjigju