BRATISLAVE - Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u qëllua me armë pasditen e sotme jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, Bratislavë ku kryeministri kishte shkuar për të takuar mbështetësit e tij.
Kryeministri u qëllua me 4 plumba, në gjoks, stomak dhe gjymtyrë dhe në arterie dhe u transportua menjëherë me helikopter në spitalin Roosevelt në Banska Bystrica ku ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore mes "jetës dhe vdekjes", thuhet në deklaratën e shpërndarë nga qeveria që e përkufizon sulmin 'tentativë për vrasje'
Policia thotë se autori i dyshuar është arrestuar, ai është një 71-vjeçar nga qyteti Levice. Në media qarkullojnë videot e momentit kur truprojat e marrin kryeministrin Fico të plagosur dhe e fusin në makinë.
Menjëherë pas sulmit, Fico është transportuar në spitalin Handlova, ku më pas me një helikopter ai u dërgua në qytetin më të afërt, Banska Bystrica, ku iu nënshtrua një operacioni.
Sulmuesi ishte mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeministri dhe u ndalua nga disa kalimtarë dhe forcat e sigurisë.
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, e dënoi sulmin "brutal dhe ta pamëshirshëm" ndaj kryeministrit.
"Jam e tronditur". Robert Ficos i uroj shumë forcë në këtë kohë të vështirë, si dhe shpresoj se do ta marrë veten shumë shpejt nga ky sulm", tha Caputova.
Atentatori i kryeministrit të Sllovenisë
Policia sllovake ka publikuar videon e dëshmisë së atentatorit të kryeministrit Robert Fico, i cili u plagos me armë zjarri.
Shkrimtari është shprehur se arsyeja e aktit është se nuk është dakord me qeverisjen nën drejtimin e Ficos.
“E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë”,-shprehet ai.
Ai shihet në korridorin e një godine, që mendohet të jetë një komisariat policie dhe duart i ka të lidhura pas shpinës.
Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t'i dhënë dorën, ka hapur zjarr.
71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë.
Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.
Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën të cilën e përdori për të shtënë në drejtim të kryeministrit sllovak. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.
Për median lokale Aktuality.sk ka folur djali i shkrimtarit, i cili ka thënë se është tronditur nga kjo situatë, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë.
Autoritetet sllovake kanë deklaruar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit Robet Fico ishte i motivuar politikisht.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, deklaroi se kFico i është nënshtruar një operacioni dhe se ndodhet “në gjendje të rëndë për jetën”.
Në një konferencë shtypi jashtë spitalit ministri tha se mjekët po bëjnë çfarë është e mundur për jetën e kryeministrit, i cili pësoi pësoi “politraumë të rëndë pas disa të shtënash”.
Ai e përshkroi ngjarjen si "më të rëndën në historinë e Sllovakisë".
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pasditen e sotme, jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, Bratislavë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Rama shprehet i tronditur nga ngjarja ndërsa i uron shërim të shpejtë homologut të tij.
“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”,-shkruan Rama.
Mediat kanë publikuar momentin kur atentatori qëllon me pistoletë 4 herë drejt kryeministrit Robert Fico,
Agjentët e sigurisë afrohen pranë atentatorit që hapi zjarr, prapa gardhit metalik për ta ndaluar.
Menjëherë kryeministri u transportua në spital ku dhe po lufton me jetën bënë të ditur zyra e shtypit pranë kryeministrisë.
Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është autori i sulmit të kryeministrit sllovak Robert Fico bëjnë të ditur mediat vendase
Robo, hajde këtu!" mësohet të ketë thënë ai para se të qëllonte drejt kryemistrit, raporton media sllovake Pravda.
I lindur në 1953 autori themeloi një klub letrar së bashku me të tjerët në vitin 2005, të cilit ai qëndroi në krye të tij deri në vitin 2016. 71 vjeçari është edhe autor i tre përmbledhjeve me poezi, dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovake.
Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u plagos nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme, u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni.
Menjëherë pas sulmit, Fico është transportuar në spitalin Handlova, ku më pas me një helikopter ai u dërgua në qytetin më të afërt, Banska Bystrica, ku iu nënshtrua një operacioni.
Sulmi ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në veri-lindje të Bratislavës. Një i dyshuar është arrestuar, sipas mediave sllovake ai është një burrë 71-vjeçar. Zyra e qeverisë ka bërë të ditur se kryeministrit është në rrezik për jetën.
Robert Fico, 60 vjeç, duket se është goditur në bark, gjoks dhe një gjymtyrë nga të paktën 3-4 të shtëna nga një sulmues, i cili fshihej mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeministri, është ndaluar nga disa kalimtarë dhe forcat e sigurisë.
Prita ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte shkuar për të takuar mbështetësit e tij.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atenatit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico që mbeti i plagosur pas të shtënave. Von der Leyen e quan në X një 'sulm të poshtër' dhe që 'minon demokracinë'.
'Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico.
Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët.
Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.', shkruan Von der Leyen në X.
I strongly condemn the vile attack on Prime Minister Robert Fico.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2024
Such acts of violence have no place in our society and undermine democracy, our most precious common good.
My thoughts are with PM Fico and his family.
Kryeministri sllovak Robert Fico mbeti i plagosur ditën e sotme pasi u qëllua disa herë me armë zjarri.
Bëhet me dije nga mediat sllovake se autori i ngjarjes është ndaluar nga policia. Kryeministri është dërguar menjëherë në spital.
Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Bratislavës kryeqyetit të Sllovakisë.
Siç duket edhe nga pamjet, momenti kur kryeministri merret nga forcat e sigurisë dhe futet në makinën kryeministrore ndërsa ata që ndodheshin përreth duken të alarmuar.
Momenti kur u qëllua, është teksa Fico kishte dalë nga mbledhja dhe po futej në makinë.
bravo ana, .mos u merzit,,edhe ketij tonit do i vije radha,,,,cdo gje me radhe...
PërgjigjuPO KETIJ TONIT SI NUK E QELLON NJERI MOR AMAN ERE,,,PAK KANE VJEDHUR KETA NDYRESIRA...
PërgjigjuAman xonin tkeqen se nuk do flejm naten pastaj
PërgjigjuTurp te kesh ana
PërgjigjuTe na rroj sa malet komandanti na hengshi bolushkat
Anti duhet denuar edhe pse Sllovakia duhet te konsiderohet si vend armik i Shqiperise! Nuk kane njohur Kosoven ende dhe nuk kane as ne plan ta bejne! Gjithashtu kryeministri Fico eshte kundershtar i shoqerise se lire dhe mik i Viktor Orbanit!
PërgjigjuNa ngriu gjaku. Thashë mos kanë qëlluar këtë tonin.
PërgjigjuO grup duhet me kuptu pak ironin ktu.Mos e mer çdo gjo siç e lexon
Kafshe
Kur klikove moj ana per te komentuar , a nuk e lexove kryeministri sllovak qellohet me arme ?