Një vajzë 30-vjeçare është plagosur me armë zjarri nga një 34-vjeçar në aksin Muriqan-Shkodër.
E plagosura E.I. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur sot pas një konflikti mes të dyve, për arsye ende të paqarta. Autori është identifikuar si E.P. 34 vjeç dhe është shpallur në kërkim.
Nga ana tjetër, policia është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e plagosjes.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komente
