Vijon saga e hakmarrjeve në Rrëshen! Vritet 51 vjeçari Anton Keli, kushëriri i Armando (Tonin) Gjinit dhe i Preng Gjinit.
Anton Keli është plagosur sot rreth orës 17:40, dhe më pas është transportuar në spital aty ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Dyshohet se autorët po e ruanin dhe 51 vjeçari është qëlluar duke zbritur nga makina. Pasi është qëlluar ka lëvizur në këmbë për disa metra dhe ka hyrë në një market, ku ka treguar se e kanë plagosur. Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën. Menjëherë u dërgua në spital, por aty ka ndërruar jetë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se 51-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt dhe një nga plumbat e ka prekur në pjesën e gjoksit. Sipas burimeve Keli jetonte vetëm me nënën në Rrëshen, ndërsa të gjithë familjarët e tjerë ishin në Gjermani. Lidhur me vrasjen e tij janë shoqëruar në komisariat disa persona dhe po merren në pyetje për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq policia ka blinduar zonën duke ngritur disa pika kontrolli, për të kapur autorët të cilët nuk janë identifikuar ende.
Keli është kushëriri i Armando (Tonin) Gjinit dhe i Preng Gjinit. Armando Gjini mbeti i vrarë në 12 ngusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive. Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.
Gjinit i është bërë atentat më 15 shtator në Tiranë. Por ai fatmirësisht i ka shpëtuar atentatit të mirëorganizuar mbi urën e Selitës dhe më pas iu nënshtrua një operacioni në bark, duke kaluar gjendjen kritke. Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar. Vrasja e Kelit dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen.
"Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thuhet në njoftimin e policisë.
Armando Gjini, Anton Keli dhe Preng Gjini
Anton Keli
Andon Keli kushëriri i Armando e Preng Gjinit është vrarë sot në Rrëshen dhe pas kësaj ngjarje policia ka blinduar zonën.
Janë ngitur postblloqe në disa pika dhe po kryehen kontrolle. Në terren nga policia janë nxjerrë dhe autoblinda.
Autorët e vrasjes së Kelit nuk janë indentifikuar ende por policia ka shoqëruar në polici disa persona të cilët po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të saj.
Detaje të reja nga atentati që i është bërë në Rrëshen, Anton Kelit.
Sipas burimeve Keli jetonte vetëm me nënën në Rrëshen, ndërsa të gjithë familjarët e tjerë ishin në Gjermani. Dyshohet se është qelluar me pistoletë. Kur është qëlluar ka lëvizur në këmbë për disa metra dhe ka hyrë në një market ku ka thënë se e kanë plagosur, dukekërkuar ndihmë Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë.Më pas është dërguar në spital por aty ka ndërruar jetë.
Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ky është vrarë Anton Keli, kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit.
Vrasja e 51 vjeçarit Anton Keli, kushëri i Armando Gjinit dhe Preng Gjinit, vijon sagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë.
SERIALI I VRASJEVE
Sajmir Jaku, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHE për Veriun, u vra më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok.
Pas vrasjes, autorët braktisën automjetin tip “BenzMercedes” në një fshat të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan. Ngjarja mbeti e pasqaruar, edhe pse për hetimin e saj u angazhua Policia dhe Prokuroria me gjithë burimet e tyre njerëzore.
Me dhjetëra veprime hetimore u kryen për disa muaj me radhë, por përfundimisht ngjarja ka mbetur pa autorë. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona.
VRASJA NË ITALI
Një tjetër krim që u dyshua se kishte lidhje me këtë serial hakmarrjeje, ishte vrasja e ndodhur më 28 prill 2017 në Itali, ku u ekzekutua shtetasi Gaspër Reçi, i cili u qëllua me katër plumba. Policia dyshonte se vrasja e Gaspër Reçit mund të ishte kryer si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut.
Pak më vonë, më 6 shtator të po atij viti, vritet 31-vjeçari Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikës. Gjini ishte nipi i Sajmir Jakut dhe u dyshua se ishte vrarë në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Gaspër Reçit në Romë. Në lidhje me tri ngjarjet, mësohet se Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ka shkëmbyer informacione e prova me Policinë belge dhe atë italiane.
VRASJA NE BELGJIKE
Policia shqiptare u përfshi në hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua më 6 shtator 2017 në Belgjikë. Ka qenë Policia belge ajo që ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për hetimin e ngjarjes, e cila dukej se kishte lidhje me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë.
Një vajzë e identifikuar me emrin Kristina, e cila ka qenë e dashura e Kreshnik Gjinit, ka pohuar për policët belgë se daja i 31-vjeçarit është vrarë një vit më parë në Shqipëri. Daja i tij ishte Sajmir Jaku, ish-drejtori i linjës së Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE.
“Ai ndihej i kërcënuar”, ka thënë e dashura e Kreshnik Gjinit në dëshminë e dhënë para hetuesve. Bazuar në historinë e 31-vjeçarit të vrarë, por edhe në dëshminë e dhënë prej së dashurës, hetuesit belgë dyshonin se vrasësit ishin shtetas shqiptarë që mund të kishin vepruar për çështje hakmarrje.
VRASJA NE RRESHEN
Më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Hetuesit, nga ana tjetër, nuk përjashtojnë pistën e gjakmarrjes, pasi familja e tij është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm shumë vite më parë. Por, nisur nga mënyra e ekzekutimit, e cila i ngjan stilit mafioz, hetuesit thonë se ka pak gjasa që të bëhet fjalë për hakmarrje. Në konsideratë është marrë dhe një pistë e tretë, që ka të bëjë me dyshimet e vrasjes për shkak të borxheve.
48- vjeçari njihej si pjesë e grupit të Met Kananit. Vrasja e tij dyshohet se është bërë nga njerëz me pagesë.
Viktima, i njohur ndryshe si Tonin Gjini, ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes. Konflikti midis dy familjeve nisi në vitin 2016 për shkak të një ngarkese droge nga Turqia
Në 7 janar 2020 u ekzekutua Kastriot Reçi. Me vrasjen me snajper të Kastriot Reçit në hyrje të lokalit të tij numri i ezekutimeve në qytetin verior me rreth 30 mijë banorë ka shkuar në pesë brenda tre vitesh.
Në 15 shtator 2020 iu bë atentat Preng Gjinit në afërsi të ish-Nesharakut në Tiranë, me tritol. Gjini mrekullisht shpëtoi. Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime edhe dy makinat përreth dhe janë plagosur dy kalimtarë, një 45-vjeçar italian i identifikuar si Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar.
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur pak më parë në Rrëshen ku u vra Anton Keli.
Ai është qëlluar sapo ka dalë nga makina kurse autorët e kanë ruajtur.
Ky ëshë Anton Keli kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit. Atij iu bë atentat me armë pak minuta më parë në Rrëshen.
Lerini hasmerite o shqiptare,,c'do humbje jete eshte humbje per gjithe shtetin dhe shoqerine shqiptare,,sepse kemi investuar ne kete njeri qysh nga lindja...
PërgjigjuSi vritet nipi per dajen? Keto sjane as me kanun dhe as Bibel, pa din as iman, vrasin gra dhe femije! Jazek!
Përgjigjupo vritet o nipçe vritet se nipi mer hak per dajen smer bota o nipçeeee
te dy fiset kan meshtetjen e policies,fisi reci perfacsohet nga shefi antidroges qarkut klodjan shaini nersa fisi gjini nga shefi komisarjatit policies nik nikollaj.dhe nuk baet fjal me u gjet autoret e ktyne vrasjeve por noj dite do shtihen ne komisrjat te dyja kto pale kundrshtrae
PërgjigjuKur lexon “policia blindon qytetin”, thua se e gjeten autorin. Kush do e blindoje qytetin, ata policia qe rrine tape gjjthe diten neper lokalet e Rreshenit, apo FNSH me janbanxhinj qe duan te ikin nje ore e me pare ne shtepi. Gjynah ai i shkreti qe iku thuaj. Me mire te rrinte dhe ky i ndjeri ne Gjermani sesa erdhi ne kete vend te mallkuar nga zoti.
Përgjigjuja se autorin do ta gjej tik tafciu me pantallona t verdha qe e ka mendjen gjith diten me pallu zedhensen e drejtorise
Radha e pales kundershtare
Përgjigju