Kronikë

Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (VIDEO)

23 Qershor, 07:33| Përditesimi: 23 Qershor, 16:16

  • Share

Një 26-vjeçar, i identifikuar si Jozef Çekaj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja është shënuar pak pas mesnate në lagjen "Perlat Rexhepi". Sipas policisë, autori është një 49-vjeçar.

49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt të riut pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, po punohet për kapjen e autorit.

Sipas informacioneve, i riu ka marrë një plagë në pjesën e shpatullës. Ai ka shkuar vetë në urgjencë ndërsa më pas ka rrëfyer për policinë për konfliktin e çastit me autorin.

"Rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?