Foto ilustruese

Kronikë

Përfundon në spital 40-vjeçari në Vorë, policia: Dyshohet se u plagos me pushkë në banesë! Sekuestrohet arma që mbante pa leje

26 Maj, 08:54| Përditesimi: 26 Maj, 09:09

  • Share

Një 40-vjeçar është paraqitur në spital pasi është plagosur me armë zjarri në Vorë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda banesës së tij në Marikaj, dhe ka marrë plagë në këmbë.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është sekuestruar pushka, të cilën e posdonte pa leje. Sakaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.

Në përditësim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?