Kronikë

E rëndë në Elbasan, i riu plagoset me thikë dhe gjendet në rrugë i mbuluar me gjak! Dërgohet me urgjencë në spital

27 Shkurt 2022, 22:40| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 06:57

  • Share

Një i ri në qytetin e Elbasanit, i identifikuar si Klevis Cani, është gjetur në rrugë i mbuluar me gjak ndërsa raportohet se ai është plagosur me thikë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa policia raporton se i riu është dëmtuar në krah.

Aktualisht Klevis Cani ndodhet në sallën e operacionit ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar  me thikë  shtetasi K. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?