Policia rrethon zonën

Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi, policia gjen në vendngjarje 7 gëzhoja! I plagosuri me precedentë penalë (EMRI)

23 Shtator, 18:29| Përditesimi: 23 Shtator, 20:25

  • Share

Greqi-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në shpatull dhe aktualisht ndodhet në spital. Ai është identifikuar si Florian Bajraktari 36 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato, raporton prothotema.gr.

Sipas mediave greke burri me origjinë shqiptare është me precedentë të mëparshëm kriminal.

Në vitin 2000 ai është dënuar për vrasje dhe ushtrimin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Më pas në 2018-ën ai u lirua me kusht.

Shqiptari ishte i ulur në një kafene kur disa persona të panjohur iu afruan dhe qëlluan drejt tij të paktën shtatë herë, pasi oficerët e policisë kanë gjetur shtatë gëzhoja. 

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?