Foto ilustruese

Plagoset me kapsoll 9-vjeçari në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

4 Janar 2023, 16:06| Përditesimi: 4 Janar 2023, 18:08

  • Share

LEZHË- 4 ditë pas ndërrimit të viteve, një fëmijë në fshatin Markomataj të Lezhës, ka mbetur i plagosur nga një kapsoll.

9-vjeçari ka pësuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca dhe po dërgohet në spitalin rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po nis hetimet.

'Në fshatin Markatomaj, shtetasi i mitur M.M. 9 vjeç, duke luajtur, ka plasur një kapsolle dhe për pasojë ka marrë lëndime në fytyrë. Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, është jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin që ka tregtuar kapsollen.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?