ATHINE- Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Kerasuntos” në Egaleo, Athinë. Mësohet se shqiptari është qëlluar me një plumb në kokë nga pasagjeri i një fuoristrade të zezë.
Sipas mediave greke ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Ngjarja ndodhi pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme. Ai u pa i përgjakur nga kalimtarët të cilët nxituan të njoftonin forcat e policisë.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të plagosur.