KORÇË – Një 29-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e kësaj të premteje (7 shkurt 2025) tek Liceu.
Policia njofton se i riu i identifikuar si Kostika Ruko është paraqitur në spital rreth orës 17:10 dhe dyshohet se është qëlluar me thikë nga 2 persona ende të paidentifikuar.
I plagosuri ndodhet në repartin e reanimacionit në spitalin e Korçës me dëmtime nga thika më bark edhe në krahë.
Në deklarimin e parë ka qenë i vetëdijshëm në momentet që ka mbërritur në spital, ndërsa sipas informacioneve grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.