Kronikë

Plagoset me thikë 50-vjeçari në Laç, dërgohet te spitali i Traumës! Arrestohet autori 33-vjeçar

20 Gusht, 09:29| Përditesimi: 20 Gusht, 09:58

  • Share

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Laç. Në pranga është vënë autori 33-vjeçar Eraldo Dibra alias Eraldo Basha. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 për motive të dobëta.

50-vjeçari u godit në krah dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi:  -E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.   

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), në krah, shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.", njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 20/08/2025 09:39

    Vrasje me thikë,plagosje me thikë këto janë lajmet....!!!!verë e nxehtë ju ka rënë në kokë dhe au ka heq dhe ato dy fije mënd që kanë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?