Foto ilustruese

EMRI/ Plagoset minatori në Bulqizë, 60-vjeçari u la dje në hyrje të spitalit nga një person që u largua! Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

22 Gusht 2023, 16:40| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 17:15

  • Share

Një minator ka mbetur i plagosur teksa po punonte në një minierë në Bulqizë. Sipas policisë 60-vjeçari Shyqyri Çela është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se minatori është dërguar i plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme rreth orësh 19:30 (21 gusht) nga një person me makinë private, i cili më pas është larguar. Policia ka marrë në pyetje personin që e transportoi. Nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa po kryhen hetime.

Shyqyr Çela punonte në galerinë D të minierës së Bulqizës.

‘Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?