Plagoset rëndë minatori në Bulqizë! Biznesi i kromit po merr jetë, dy të vdekur dhe një i plagosur për një muaj

29 Qershor, 17:12| Përditesimi: 29 Qershor, 17:34

  • Share

Nëntoka e kromit ka prodhuar një tjetër aksident të rëndë këtë të shtunë. Vahid Neziri, teksa punonte në galerinë 41 mbeti i plagosur rëndë. Vagonistin 45-vjecar e zuri poshtë masivi i gurëve duke i shkaktuar plagë të rënda. Nga Bulqiza, ai u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Minatori punonte në kompaninë e nxjerrjes së kromit në pronësi të Agim Cevanit, ndersa policia ende nuk ka asnjë person të arrestuar për aksidentin në punë.

Theksojmë se aksidentet në galeritë private të kromit janë të shpeshta në Bulqizë dhe institucionet duket se nuk ushtrojne kontrolle ndaj subjekteve minerare.

Në një afat të shkurtër kohor kanë gjetur vdekjen dy minatory në Bulqizë dhe Martanesh, të qarkut Dibër.

Më 2 qershor 2024 humbi jetën minatori 60-vjecar, Zini Murati. Atë e zuri poshtë masivi i kromit, ngjashëm me aksidentin e sotëm. Viktima ishte i punësuar në kompanisë “Çupi Grup”, drejtuar nga Arben Çupi, i cili është kryetar i Këshillit Bashkiak në Bulqizë nga radhët e Partisë Socialiste.

Ndërsa më 21 Maj 2024 Armond Peshku,  29 vjeç humbi jetën në minierën e Martaneshit. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij kur u zu poshtë nga masivi shkëmbor. Kolegu i tij Hajdar Bala, 40 vjeç mbeti i plagosur.

Shqetësimin për jetët e humbura dhe të plagosurit e ka ngritur 5 ditë më parë (24 qershor) deputetja demokrate Dhurata Cupi.

“Ka shumë minatorë punojnë pa kushte, pa minimumin e garancisë, janë rreth 7000 minatorë ku drama e  tyre përsëritet çdo ditë, tha Cupi. Nuk ka transparencë, cilat janë kompanitë që i kanë licensat.  Nuk ka asnjë informacion sa licensa janë dhënë, kush i ka marrë si shfrytëzohen”, u shpreh ajo.

Ministria e Infrastrukturës, me institucionet në varësi Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Reparti i Inspektim, Shpëtim-Minierave është përgjegjëse per licencat dhe kushtet e punes ne miniera.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?